Gjakova do të dorëzojë padi ndaj serbëve për krime lufte

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot do të dorëzojë kontingjentin e njëmbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte, transmeton Telegrafi.

Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë.

Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, në Departamentin për Krime Lufte, në ora 10:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button