Dita më e rëndë për Kosovën: Si u shndërrua një foto e deputetes në skandal shtetëror

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, ka publikuar dje një foto ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët, fotografi kjo që ngjalli reagime të mëdha në Kosovë, fillimisht se pse u publikuar për media e më pastaj u zbuluar se e njëjta foto ishte prezentë edhe në sajtet pornografike të Irakut

Derisa Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e Rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka treguar një dëshmi ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët, aty prapa gruas ku po përdhunohet shiheshin edhe familjarët e saj.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

Pas kësaj foto pati reagime të mëdha, e para ishte deputetja nga radhët e VV’së, Saranda Bogujevci, ku e ka quajtur të padrejtë publikimi e fotografisë nga Flora Brovina, dhe ka kërkuar nga kjo e fundit largimin e menjëhershëm

“Së pari kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia e publikuar më herët. Është kërkesë e familjarëve, janë të shqetësim”, ka thënë Bogujevci, shkruan Gazeta Express.

Reagime të ashpra pati edhe nga deputetët e analistë të tjerë, një reagim erdhi edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ato konsideruan se kjo fotografi ku gruaja dhunohet para familjarëve të saj, përveç që është shumë e rëndë dhe shqetësuese, mund të ndikojë edhe në përkeqësim të gjendjes emocionale dhe psikike të të mbijetuarës dhe mund të shërbejë si dekurajim për raportim nga gratë e mbijetuar nga dhuna seksuale

DEMANTIMI

Por, nuk shkuan shumë orë nga publikimi dhe zhurma e madhe rreth publikimit të kësaj foto, deputetja Flora Brovina u demantua rreth fotos.

Një foto e njëjtë është gjetur në një sajt pornografik të Irakut, atje shiheni qartë imazhe dhe skena të ngjashme sikurse nga fotoja origjinale Brovinës.

Zbulimi i këtyre fotove nga mediat, kanë bërë që reagime të mëdha të ndodhin, ishte e para deputetja Flora Brovina që tha se kjo foto është e vërtetë, ajo tha se kjo grua u dhunua në Vushtrri

Brovina tha se foton e mori nga një person fizik, po ashtu tregoi se nuk ka qenë askush në dijeni në lidhje me këtë, madje as partia e saj PDK dhe anëtarët dhe deputetët e saj.

REAGIMET

Reagime pas kësaj pati nga publicist dhe analist të shumtë në Kosovë, ku thanë se e gjithë kjo mundet të jetë një manipulim dhe përfshirje nga agjencitë sekrete të huaja

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se nëse fotografia e prezantuar nga deputetja Brovina në Kuvendin e Kosovës është e rreme, do të dëmtohet rëndë kauza e Kosovës.

“Përnjëmend nëse del që fotografia e prezantuar nga zonja Brovina është e manipuluar, kjo është diçka shumë e keqe edhe për shoqërinë tonë por edhe për kauzën e shoqërisë kosovare për zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë”, tha ai në RTV Dukagjini

Kurse në anën tjetër publicisti Valon Syla tha se kjo është një ditë e rëndë për Kosovën, pasi deputetja Brovina është manipuluar dhe duhet të tregoj sa më shpejt se nga i ka ardhur kjo foto.

“Për foton dhe marrën kombëtare: I shikova debatet dhe argumentet e Z. Brovina. Ajo shihet se është manipuluar dhe duket se një intelegjencë armiqesore ia ka lëshuar një fotografi me shkathtësinë e tyre për ti diskredituar krimet serbe ndaj shqiptarëve dhe iniciativave të fundit. Vetëm nese kallxon shpejtë Z. Brovina, kush ja lëshoj fotografinë në dorë… apo prej kah i erdhi mund të jetë fillim hetimit të kësaj skeme që arriti të diskreditoj gjithçka në dhomën më të lartë të shtetit. Cdo vonesë eshtë fitim për kundërshtarët.Një disfatë historike për Kosovën, për shtetin, pushtetin e opozitën. Ditë e rëndë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Një reagim pati edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë foto, thotë se mund të ketë qenë e lajthitur, sikurse edhe deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje e cila më pas tha se familja e gruas së dhunuar e ka kontaktuar dhe ka kërkuar heqjen e fotografisë nga mediat.

Veseli ka thënë se e gjithë kjo do të zbulohet nga AKI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button