Parlamenti i Letonisë e ka miratuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut në NATO

Parlamenti i Letonisë miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Siç thonë nga atje, sot është miratuar draft-ligji me të cilën ratifikohet protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“NATO siguron mbrojtje dhe siguri për gati një miliardë qytetarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Me pranimin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë 30 shtete anëtare, të gjitha gati për të mbrojtur njëri-tjetrin. Pranimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë gjithashtu pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, tha Richard Coles, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme përgjegjës për draft ligjin në Saima, transmeton Nova Tv.

Këtë informacion në “Twitter” u botua gjithashtu nga Misioni i Letonisë në NATO.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

  11. Polonia e ka ratifikuar Protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO

  12. Parlamenti belg ka miratuar protokollin inkuadrues për Maqedoninë e Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button