RMV, agjencitë private për sigurim do t’i ruajnë kazermat e ushtrisë?

Të futet sigurim privat në objektet e ARM-së dhe Ministrisë së mbrojtjes ishte ideja të cilën sot jozyrtarisht e promovuan profesori dhe prodekani i Fakultetit për siguri Marjan Gjurovski dhe Verica Mileska-Stefanovska, kryetare e Odës për sigurim privat, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Agjencitë për sigurim do t’i zëvendësonin rojtarët nëpërmjet partneritetit privat-publik, paralajmëruan Gjurovski dhe Mileska-Stefanovska, kurse nëpërmjet modelit të njëjtë do të mund të rregullohej edhe sigurimi i tërë infrastrukturës kritike.

Gjurovski e paralajmëroi këtë mundësi duke folur për partneritetin publik-privat si një nga tetë shtyllat e sigurisë, përkatësisht prioritete në reformën e sistemit të sigurisë, në promovimin e sotëm të publikimeve të Fakultetit për siguri dhe debatit për sfidat në fushën e sigurisë. Ai theksoi se nevojitet ligj për siguri integrale, i cili do ta përfshinte edhe sigurimin privat

Ministria për mbrojtje sot s’kishte koment për këtë paralajmërimin, por theksoi se Pasqyra strategjike mbrojtëse (PSM), dokument për zhvillim të mbrojtjes i cili, në publikimin e dytë, është miratua vitin e kaluar. Në PSM kjo mundësi përmendet në katër vende, si një nga masat për “diversifikim të veprimtarive jothelbësore”, përkatësisht çlirim të ushtrisë prej të gjitha funksioneve të cilat nuk janë vitale për të.

“Pasqyra strategjike mbrojtëse nga viti 2004 është përcjell me diversifikim të konsiderueshëm të funksioneve mbrojtëse, por është e dukshme se ekzistojnë mundësi shtesë për aktivitete të mëtejshme në këtë fushë. Këtu bën pjesë sigurimi i objekteve ushtarake që e kryejnë pjesëtarë të ARM-së, që nuk është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të ushtarëve të trajnuar”, thuhet në pjesën për resurset mbrojtëse në Pasqyrë.

Kjo mundësi përmendet edhe në pjesën për reforma të Ministrisë së mbrojtjes, ku përmendet që “me studime plotësuese do të shqyrtohet fushëveprimi i punës dhe ekzistimi i 34 njësive rajonale të MB, si dhe mundësi për diversifikim të mëtutjeshëm të veprimtarive jothelbësore, të cilat në këtë moment i siguron mbrojtja (shërbime hotelerike dhe akomodim, mirëmbajtje të higjienës dhe të infrastrukturës, pjesë e aktiviteteve logjistike dhe mbrojtje të një pjese të objekteve ushtarake)”.

Në kapitullin për zhvillim të mbrojtjes, në anën tjetër, thuhet: “Do t’i shqyrtojmë mundësitë për diversifikim plotësues të veprimtarive jothelbësore, duke e përfshirë edhe sigurimin fizik”.

Në anën tjetër, partneriteti privat-publik, por edhe sigurimi i infrastrukturës kritike janë ndër qëllimet strategjike të Odës, të përshkruara në Strategjinë për zhvillim të sigurimit privat edhe në Planin aksionar shoqërues, dy dokumente të zhvilluara nga një ekip ekspertësh i udhëhequr pikërisht nga profesori Gjurovski.

“Megjithatë, shteti ka mbajtur rolin ekskluziv në kryerjen e sigurimit në segmente specifike, si për shembull: sigurim të objekteve të MPB-së ose MB-së, kampe për refugjatë dhe emigrantë, sigurim të cilin e bën policia gjyqësore etj. që potencialisht mund të paraqesin lëndë partneriteti privat-publik, gjithsesi me intervenime në legjislacionin material të problematikës në fjalë”, qëndron në Strategji.

Sipas Mileska-Stefanovska, në vend punojnë 76 kompani për sigurim privat të cilat kanë rreth 5.000 të punësuar, kurse 55 firma kanë sigurimin e tyre. ARM-ja, në anën tjetër, me formacionin e ri do të ketë rreth 6.800 staf aktiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button