Eurokomisionari Han: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, i vetmi vend në rajon s’ka konflikt me asnjë fqinj

Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, vlerësoi komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Han në një intervistë për Dojçe Vele, dhe sqaroi se secili vend kandidat për anëtarësim në BE do të vlerësohet veç-e-veç në bazë të progresit dhe arritjeve individuale, njofton Portalb.mk.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që vendi dhe Shqipëria të ndahen nga procesi i afrimit drejt BE-së.

“Qëllimi im është që të dy vendet të marrin datë për fillimin e negociatave në të njëjtën kohë, sepse në të njëjtën kohë e paraqesim raportin. Por s’mund të parashikoj procesin e vendimmarrjes në vendet-anëtare. Është fakt se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë dhe njëkohësisht, jo vetëm në kuadër të asaj që e kemi kërkuar ne, por edhe me zgjidhjen e kontestit për emrin, si dhe zgjidhjen e konfliktit bilateral me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut ka krijuar një parakusht me çka u bë vendi i vetëm në rajon që s’ka konflikt me asnjë nga fqinjët”, tha Han.

Kur u pyetën se a donë të thotë kjo që nëse në Shqipëria nuk arrihet kompromis, Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje për të hapur negociatat me BE-në, ai përgjigjet: Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë që çdo proces i veçantë, gjegjësisht negociatat për zgjerim, është proces i cili bazohet në meritat dhe arritjet e secilit vend individual. S’do të jetë e drejtë nëse një vend duhet të presë një tjetër, nëse vendi tjetër nuk ka rezultate. Kjo është baza. Sigurisht, do të ishte ideale kur të gjithë gjashtë (vendet e Ballkanit Perëndimor) bashkëngjiten në të njëjtën kohë, por kjo nuk është realiste. Njëkohësisht, është e padrejtë që dikush të jetë  angazhuar fuqishëm, ka gjetur zgjidhje, i cili është i gatshëm për kompromis, ti cili ka marrë vendime të vështira, tani të dënohet, për shkak se është më i mirë.

Han, siç theksoi, do të përpiqet deri në momentin e undit, që sa më shpejt që mund të merret vendimi që fillimi negociatave të gjendet në agjendën e Këshillit Evropian.

“Ne nuk heqim dorë. Do të përpiqem deri në momentin e fundit, sa më shpejt që mund të merret vendim. Besoj se për këtë çështje ne ia kemi borxh vetes, por edhe partnerëve tanë, sepse kur partneri e përmbush rezultatin siç ka rënë dakord me ne, ndërsa në anën tjetër edhe e kemi propozuar atë si kusht, në bazë të vendimit unanim të shteteve-anëtare, atëherë ne doemos duhet ta respektojmë premtimin tonë”, tha eurokomisionari i BE-së në intervistën për Dojçe Vele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button