Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’ (VIDEO)

Maqedonia e Veriut është kualifikuar për në finalen e ‘Eurovision 2019’. Ajo ishte e para që u përzgjodh, njofton Portalb.mk.

LEXO: Grupi i dytë i finalistëve të ‘Eurovision 2019’

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Tamara Todevska ka realizuar me sukses paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian të muzikës, ‘Eurovision 2019’. Pas kualifikimit, ajo u shpreh:

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe dashurinë! Sonte këndova për të gjithë ne! Jam krenare për tërë ekipin. Treguam se me punë ekipore dhe shumë dashuri gjithçka është e mundur. Mallkimi u shkatërrua! Maqedonia pas shtatë vjetësh sërish në finale! Ju dua shumë”, tha Tamara.

Në lidhje me paraqitjen e saj, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ftuar diasporën maqedonase që të votojnë për të.

“Bëjmë tifo sot për Tamarën dhe ia dëshirojmë tërë fatin, si përfaqësuesja jonë në Evrovozion 2019 në Tel Avivi, Izrael. Shpresoj se të gjithëve do të na bëjë krenar, apo siç thotë edhe vetë në këngë “Raise your voice and say it loudly” – I am #PROUD (Ngriteni zërin tuaj dhe thoni zëshëshëm – unë jam krenare). E ftoj diasporën që ta mbështesin Tamarën, dhe të votojnë për Tamarën, numrin 17”, tha Zaev.

LEXO: Shqipëria me Jonidën u kualifikua në finalen e ‘Eurovision 2019′

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

Armenia – Srbuk me “Walking Out”
Irlanda – Sarah McTernan me “22”
Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
Letonia – Carousel me “That Night”
Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
Austria – PÆNDA me “Limits”
Kroacia – Roko me “The Dream”
Malta – Michela me “Chameleon”
Lituania – Jurij Veklenko me “Run With The Lions”
Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”

Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button