Shqipëria me Jonidën u kualifikua në finalen e ‘Eurovision 2019’ (VIDEO)

E treta për në finalen e ‘Eurovision 2019’ është kualifikuar Shqipëria, me këngëtaren Jonida Maliqi, njofton Portalb.mk.

LEXO: Grupi i dytë i finalistëve të ‘Eurovision 2019’

Gjatë interpretimit të këngës “Ktheju tokës”, përveç zërit të thellë të saj, një element tjetër që i jepte nur Jonidës, ishte dhe fustani me motive kombëtare.

Sigurisht, se duartrokitjet e shumta që i mori nga publiku, dhe falënderimi në gjuhën shqipe, i dhanë kuptim më shumë paraqitjes së saj, andaj edhe votat e publikut nuk munguan.

LEXO: Maqedonia e Veriut me Tamarën u kualifikua për në finalen e ‘Eurovision 2019’

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

Armenia – Srbuk me “Walking Out”
Irlanda – Sarah McTernan me “22”
Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
Letonia – Carousel me “That Night”
Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
Austria – PÆNDA me “Limits”
Kroacia – Roko me “The Dream”
Malta – Michela me “Chameleon”
Lituania – Jurij Veklenko me “Run With The Lions”
Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”
Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button