Eurovision 2019: Sot, nata e dytë live. Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi

Sot do të transmetohet nata e dytë live e Eurovision 2019 Song Contest, në Tel Aviv.

Festivali i Këngës në Eurovision është festivali më i madh që organizohet në Evropë. Shfaqja do të prezantohet nga Bar Refaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub, transmeton Top Channel. 

Eurovisioni mbahet çdo vit në muajin maj dhe janë 41 vende që do të garojnë në këtë festival, ku 18 do të performojnë natën e sotme.

Sot, janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit. Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” dhe mbart numrin 14 në renditje.

Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button