VMRO kërkon dorëheqjen e deputetit Bogoveski pas skandalit me substancat narkotike

Një fshesë e lënë në derë të godinës ligjvënëse, ka qenë simbolika e deputetes së VMRO DPMNE-së Dafina Stojanovska, duke kërkuar nga Kryeministri Zaev që shkarkimet të fillojnë nga deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski. Ky reagim i partisë opozitare vjen një ditë pas publikimit të një përgjimi në rrjetet sociale ruse, për të cilin deputeti Bogoevski pretendon se është incizuar tinëzisht nga taksisti, përderisa ai përmes celularit po bënte një porosi për substancë narkotike. Por, deputetja Stojanovska thotë se Prokuroria publike duhet të ngrit procedurë ndaj deputetit për veprën e kryer penale. Nga VMRO DPMNE, gjithashtu thonë se do të ngritin iniciativë në Kuvend për marrjen e mandatit të deputetit, përcjell Alsat M. 

“Bogoevski pranoi se ilegalisht se ka blerë substanca narkotike dhe ka shkelur ligjin. Ashtu siç dëgjuam nga incizimi personi anonim, Bogoevski ka blerë kokainë, andaj pyes vallë a ka ai legjitimitet si deputet të vendos në emër të popullit. Bogoevski duhet të jep përgjegjësi nga e ka bërë blerjen, a e ka shitur drogën dhe prej sa kohësh është përdorues i substancave narkotike”. – theksoi Dafina Stojanovska, Deputete e VMRO DPMNE-së

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se në këtë moment nuk ka bazë për çfarëdo qoftë procedure, pas paralajmërimit të deputetes së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska se grupi i saj parlamentar do të ngrejë iniciativë në Kuvend për marrjen e mandatit të Pavlle Bogoevskit, përcjell Portalb.mk. 

Ndryshe, Deputeti Pavle Bogoevski thotë se biseda e publikuar, në të cilën dëgjohet duke biseduar me një bashkëbisedues, është incizuar nga një taksist përpara disa muajve, derisa ai ka qenë duke u vozitur në taksi.

Deputeti paraprakisht e ka vërtetuar se biseda është e tij, dhe se nuk ka porositur kokainë, ashtu siç është thënë në publikimin e bisedës, por se ka porositur vaj kanabisi për një mike të afërt.

LEXO:Për momentin nuk ka bazë për procedurë kundër Pavlle Bogoevskit, thonë nga kabineti i Xhaferit

LEXO:Bogoevski thotë se është incizuar nga një taksist: Kam porositur vaj kanabisi, jo kokainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button