BlackBerry përgatit pajisjen me emrin e koduar Monet

BlackBerry është ende në tregun e telefonisë mobile, ndërsa kompania si duket është duke e përgatitur telefonin me emrin e koduar “Monet”. Këtë e tregojnë config fajllat referentë të cilët janë paraqitur, raporton Ubergizmo.

Aktualisht, nuk dihet shumë në lidhje me telefonin e cekur, përveç se e ka numrin e modelit BBJ100 dhe do të jetë në dispozicion në opsionet me një ose dy sllote SIM. Përveç kësaj, nuk dihet nëse bëhet fjalë për modelin premium, një version ky me një tastierë fizike apo me një pjesë të përparme krejtësisht me prekje, shkruan KOHA Ditore.

Telefonat e fundit të lansuar nga BlackBerry ishin BlackBerry Evolve dhe Evolve X nga viti 2018. Kështu që mendohet që është koha për ta lansuar një model të ri të kompanisë, dhe sugjerohet se bëhet fjalë për një telefon premium dhe se do të funksionojë nën platformën Android.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button