Ish mbreti i Belgjikës është dënuar me gjobë

Një gjykatë në Bruksel e ka dënuar me gjobë ish-mbretin e Belgjikës Albert II me arsyetimin se nuk e ka kryer testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jo të tij të artistes Delphine Boel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Apelit ka vendosur që ish mbreti Albert II të paguajë 5.000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai të kryejë testin e ADN-së.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata në seancën e hapur mbi pretendimet e Boel vendosi se ish-mbreti Albert II duhej t’i nënshtrohej një testi të ADN-së brenda 3 muajve.

Ndërkohë që ish-mbreti Albert II ka refuzuar këtë vendim të gjykatës dhe nuk ka bërë testin e ADN-së të kërkuar nga gjykata.

Mbreti 84 vjeçar i cili në vitin 2013 ia dorëzoi fronin djalit të tij Philippe, mbron idenë e tij se artistja 51 vjeçare Boel nuk është vajza e tij. Ndërkohë që Boel që prej 10 vitesh ngre padi të ndryshme për të provuar se mbreti është babai i saj.

Ish mbreti Albert II i cili tashmë nuk është në detyrë zyrtare nuk ka imunitet ndaj vendimeve të gjykatës.

Kjo çështje e cila diskutohet në mënyrë intensive në Belgjikë erdh në rend dite pasi bashkëshortja e tij mbretëresha Paola pretendonte në një libër të shkruar në vitin 1999 se bashkëshorti i saj ka një fëmijë jashtë martese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button