Evropianët mendojnë se BE-ja mund të shpërbëhet për 10-20 vite

Më shumë se gjysma e qytetarëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), mendojnë se Unioni mund të shpërbëhet për 10-20 vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Janë publikuar rezultatet e sondazhit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë të zhvilluar në 14 vende të BE-së me nga 1000 persona.

Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve mendojnë se BE-ja mund të shpërbëhet për 10-20 vite.

Në krye të listës gjendet Franca me 58 për qind, pas së cilës vijnë Italia dhe Polonia me nga 57 për qind. Ndërsa Gjermania me 50 për qind gjendet në vendin e tretë.

Ndërkohë 3 nga 10 pjesëmarrës mendojnë se ekziston mundësi lufte mes vendeve të BE-së.

Pjesëmarrësit gjithashtu ndanë shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen e së djathtës ekstreme dhe partive populiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button