Bekteshi: Një mjedis më të favorshëm biznesi për gratë Sipërmarrëse

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte pjesë e Forumit rajonal të biznesit për gratë sipërmarrëse organizuar nga Programi për gratë sipërmarrëse të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të shkëmbimit të përvojave midis përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe grave sipërmarrëse të përfshira në program, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Duke folur për rëndësinë e Programit të Sipërmarrësisë së Grave për Ballkanin Perëndimor ministri Bekteshi tha se roli i grave në sipërmarrësi është i madh, dhe synon të promovojë sipërmarrësinë e grave, të përmirësojë qasjen në financa dhe shërbimet e konsulencës dhe të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga Ballkani Perëndimor që janë të menaxhuara nga gratë,duke shprehur mirënjohje të veçantë për BERZH-in, Luksemburgun dhe Suedinë, të cilat me një qasje të integruar u përqëndruan në mbështetjen e grave të NMVM-të në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e  Veriut dhe Serbi.

Në aspekt të nxitjes së sipërmarrësisë, ministri Bekteshi njoftoi se  Ministria e Ekonomisë do ti kushtoj vëmendje të veçantë sipërmarrësisë së grave, për të cilën në periudhën e ardhshme parasheh krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi për zhvillimin e saj, për të siguruar mbështetjen e sistemit si dhe promovimin më të madh të rrjeteve dhe përfaqësimit.

Ministria e Ekonomisë gjithashtu ka përgatitur Strategjinë për Zhvillimin e Sipërmarrësisë së Grave, me një Plan Aksional që do të zbatohet në periudhën 2019 – 2023 e cila synon forcimin ekonomik të grave duke krijuar një mjedis të favorshëm afarist dhe duke ofruar mbështetje për zhvillimin e potencialit të tyre sipërmarrës, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja ekzistuese dhe hapjen, krijimin e vendeve të reja të punës, duke forcuar kështu ekonominë e përgjithshme.

Programi ka nis që në tetor të 2014 dhe ka për qëllim promovimin e grave sipërmarrëse, përmirësimin e qasjes në financa dhe shërbimet e konsulencës si dhe mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme(NMVM) nga Ballkani Perëndimor të menaxhuara nga gratë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button