Zaev: Gazifikimi po rrjedh me rritëm të mirë

Ndërtimi i sistemeve magjistrale të gazsjellësve po rrjedh me rritëm të mirë. U tejkaluan problemet e shpronësimit të filluar me aktivitetet ndërtimore në tërë territorin dhe në të gjitha drejtimet, tha sot kryeministri Zoran Zaev I cili morri pjesë në hapjen e Forumit energjetik të Maqedonisë 2019, I cili këtë vit mbahet nën moton “Tranzicioni energjetik përmes burimeve të ripërtërira dhe efikasiteti energjetik”, përcjell Portalb.mk.

“Dje më njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve se janë të nevojshme para shtesë për investime kapitale për ndërtimin e gazsjellësve nacionalë, për çka jemi të lumtur, pasi që kjo domethënë mënyrë më efikase e realizimit të investimeve kapitale. Një pjesë nga komunat janë të gatshme me dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të sistemeve për shpërndarjen e gazit natyror”, deklaroi kryeministri Zaev.

Në fazë finale ka hyrë edhe  procesi për ndërlidhje me sistemin e gazsjellësit të Republikës së Greqisë. Me këtë fituam edhe një mundësi të furnizimit me gaz natyror nga Azerbajxhani dhe njëkohësisht edhe mundësi për lidhje të LNG terminaleve në Greqi, njoftoi Zaev.

Forumi energjetik i Maqedonisë është një mundësi e shkëlqyer për lidhje dhe rritje të bashkëpunimit me miqtë tanë nga vendet fqinje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button