Për momentin nuk ka bazë për procedurë kundër Pavlle Bogoevskit, thonë nga kabineti i Xhaferit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se në këtë moment nuk ka bazë për çfarëdo qoftë procedure, pasi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska paralajmëroi se grupi i saj parlamentar do të ngrejë iniciativë në Kuvend për marrjen e mandatit të Pavlle Bogoevskit, transmeton Portalb.mk.

Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të ndërmerrte kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në lidhje me Bogoevskin për të cilin dje është publikuar incizim se si flet në telefon dhe porosit, nga kabineti u përgjigjën:

“Kryetari Xhaferi pret që institucionet kompetente të veprojnë në mënyrë efikase dhe krejtësisht ta zbardhin rastin. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjithmonë kur sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit është i detyruar të veprojë, të ndërmarrë iniciativa konkrete dhe masa që janë në pajtim me kompetencat e tij. Për momentin nuk ka bazë për çfarëdolloj procedure”, u përgjigjën nga kabineti i Xhaferit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button