Raufi për “Lagjen e Trimave”: Grupi i Kumanovës nuk është terrorist

Avokati i disa të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”, Naser Raufi është i dëshpëruar nga vendimi i prokurorit që të mos e ndërrojë akuzën në lidhje me ngjarjen e Lagjes së Trimave dhe mbetet në akuzën për terrorizëm në shkallën e dytë gjyqësore, njofton Portalb.mk.

Pas seancës së parë në Gjykatën e Apelit në Shkup, Raufi është kategorik se anëtarët e grupit të Kumanovës nuk kanë kryer akt terrorist.

“Terrorizëm është kur sulmohet dhe kur civilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Nuk ka asnjë dëshmi se ata kanë sulmuar civilë, por, përkundrazi, në disa raste i kanë mbrojtur. Policia i ka rrezikuar civilët gjatë kohës së aksionit”, thotë Raufi.

Ai bashkë me avokatin tjetër të mbrojtjes, Mefail Arsllani, e kanë mbështetur aksionin e grupit të Kumanovës për bojkot të seancës, duke thënë se ky vendim është si pasojë e padrejtësisë gjyqësore që u është bërë.

Ndryshe, atmosferë e tensionuar sot ka qenë në seancën e Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Lagjja e Trimave”. Në fillim të seancës, të dënuarit kanë kërkuar hetim ndërkombëtar dhe treguan se kjo është Shqipëri, dhe se nuk e pranojnë gjykatën dhe se avokatët që ua kanë caktuar nuk kanë të drejtë të flasin në vend të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button