PLD paralajmëroi ligj për rregullim të përdorimit të kanabisit, BDI për kontrollim të funksionarëve

Partia Liberal Demokratike (PLD) do të iniciojë ligj me t cilin do të rregullohet përdorimi i kanabisit për qëllime rekreative dhe mjekësore, njofton Portalb.mk.

Ajo dukuri ekziston dhe nuk mundemi ta injorojmë, por duhet që të rregullohet, tha Julijana Nikollova, deputete e PLD-së. Ajo shtoi se kanë pasur konsultime me shoqatat “Bilka” nëse të propozojnë dekriminalizim ose legalizim dhe presin që shumë shpejtë ky propozim-ligj të dorëzohet në Kuvend.

“Të gjitha hulumtimet tregojnë se gjithandej ku shfrytëzohet, zvogëlohet përdorimi i drogave të rënda. Me rregullimin e shitjes dhe blerjes nuk do të ketë shitës rrugorë dhe nuk do të ketë veprime kriminale, por do të vendoset rregullit, ndërkaq do të mbrohen edhe të miturit”, tha Nikollova.

Në lidhje me audio-incizimin që u publikua në rrjetet sociale, në të cilën dëgjohet zëri i deputetit Pavle Bogoevski, Nikollovski tha se pret që “institucionet të merren me atë, pasi që bëhet fjalë për sulm të dinjitetit të individit”.

“Në vitin 2015-të është bërë fjalë për tërë garniturën politike e cila ka punuar kundër interesave të shtetit dhe ka dallim. Nëse deputeti do të duhet të japë përgjegjësi, nuk mundem të flas në emër të tij, do të tregojë vetë”, tha Nikollovska.

Pas incizimit të publikuar edhe BDI ka paralajmëruar iniciativë për të ashtuquajturin “veting”, gjegjësisht kontroll për çdo deputet ose funksionar që do të kryejë funksion publik, siç janë gjykatës dhe prokuror për kontroll në lidhje me shfrytëzimin e narkotikëve, por edhe pjesëmarrje në krim dhe korrupsion.

“Ne këtë iniciativë e fillojmë nga radhët tona të BDI-së dhe dëshirojmë që ta propozojmë në Kuvend, ndërkaq presim mbështetje nga sektori civil dhe mediat. Çdokush që kryen funksione publike duhet që të testohet dhe ne presim mbështetje nga të gjithë ata që janë të sinqertë”, tha deputeti Artan Grubi.

Pavle Bogoevski
Pavle Bogoevski

Ai nuk ka dashur të flet nëse Pavle Bogoevski duhet që të japë dorëheqje, por theksoi se për BDI-në është i papranueshëm termi “fshesa”.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër ka vendosur një fshesë në Kuvend, me të cilën e ka porositur Zaevin “të fillojë të fshijë nga Pavle Bogoevski”.

“Bogoevski pranoi se në mënyrë ilegale ka blerë substanca narkotike dhe e ka shkelur ligjin. Bogoevski duhet të përgjigjet se ku e ka blerë, nëse e ka rishitur drogën dhe sa kohë është shfrytëzues i substancave narkotike. Nëse është i pastër, që dje është dashur ta bëjë testin për drogë. I ftojmë institucionet kompetente dhe PTHP-në të ngrenë procedurë dhe ta mbarojnë rastin, ndërkaq Zaev menjëherë ta kapë fshesën, Nëse jo, ja ne po ia lëmë një përpara Kuvendit”, tha Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Deputeti e ka vërtetuar se biseda është e tij, dhe se nuk ka porositur kokainë, ashtu siç është thënë në publikimin e bisedës, por se ka porositur vaj kanabisi për një mike të afërt.

“Pres shërbimet që shumë seriozisht ta hetojnë këtë rast. Ky nuk është incizim nga telefoni i cili disi është ka “depërtuar”. Për këtë, nuk nënshtrohet në mbrojtje në pajtueshmëri me Ligjin për Mbrojtje të Privatësisë nga 2015g., i cili ka të bëjë me incizimet në të cilat vepron PSP. Por, ky është përgjim i paautorizuar dhe incizim tonik, parashikuar me nenin 151 nga Kodi Penal dhe pres që kryerësi të nxirret përpara drejtësisë”, porositi Bogoevski.

Mbetet e hapur çështja se kush fshihet pas pseudonimit “Ilija Gromovnik” në rrjetin social rus. Prej këtij profili edhe përpara disa muajve janë publikuar katër “bomba” dhe biseda tjera të përgjuara nga funskionarë aktual dhe të mëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button