Italia dëshiron që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të fillojë negociatat me BE

Italia mbetet në pozicionin që Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat me BE. Mundësia e parë për këtë është në takimin e Këshillit Evropian në qershor, menjëherë pas zgjedhjeve evropiane, tha ambasadori italian Karlo Romeo, transmeton Portalb.mk.

“Konsideroj se ky është moment të rëndësishëm për rajonin, e veçanërisht për Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë e kemi mbështetur perspektivën euroatlantike me të gjitha reformat që vendi duhet t’i zbatojë, por i rëndësishëm është mesazhi që BE-ja do t’ua jep Maqedonisë e Veriut dhe Shqipërisë”, tha Romeo, i cili u drejtua sot në Konferencën akademike ndërkombëtare për integrimin evropian “Inovimi i Evropës” nën organizim të Universitetit Kolegji Amerikan në Shkup dhe Universiteti i Romës Tor Vergata.

Ai vuri në dukje se në kontekstin e reformave, të rëndësishme janë ato në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias të cilat duhet të përfundohen. Konsideron se BE ka nevojë për reforma institucionale.

“Nuk besoj se njerëzit në Evropë e kanë humbur besimin në BE, vetëm ka pakënaqësi me institucionet evropiane që duhet të jenë më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre. Evropa ka nevojë për reforma institucionale, ndërsa qytetarët kanë nevojë për më shumë BE, jo më pak, tha ambasadori Romeo. Rektori i Universitetit të Romës “Tor Vergata”, Xhuzepe Noveli mendon se universitetet e rrisin dhe stimulojnë mundësinë e zgjerimit të Evropës, sepse ai thotë, kemi nevojë për një Evropë të fortë. “Pres që pas zgjedhjeve në maj të ketë marrëveshje të re për universitetet dhe marrëveshje të re për Evropën”,” thotë profesor Novelli, i cili angazhohet për bashkimin e sistemit universitar në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button