Zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski, do të emërohet sekretar i përgjithshëm i presidentit Pendarovski

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp të Qeverisë njoftoi se kjo është konferenca e fundit për shtyp në cilësinë e zëdhënësit dhe se prej tani do të shkojë në Kabinetin e presidentin të ri Stevo Pendarovski, ku do ta kryejë detyrën e sekretarit të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

“Kisha nderin dy vite të bashkëpunoj me të gjithë ju gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët. Shpresoj se bashkëpunimi do të vazhdojë në periudhën e ardhshme në një formë tjetër. Më falni nëse ka pasur ndonjë gabim, pasi ai gabim nëse ka ekzistuar nuk ka pasur kurrfarë qëllimi për atë qasja ka qenë e njëjtë ndaj të gjithë juve”, tha Boshnjakovski, duke u falënderuar në besimin e kryeministrit dhe të kolegëve nga ekipi me të cilët, ashtu siç tha ai, deri më tani kanë organizuar mbi 100 konferenca për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button