Policia Financiare ka hapur dy lëndë të reja për fshehje tatimi me vlera milionëshe

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Fshehje tatimi” – sipas nenit 279 dhe Falsifikim ose shkatërrim të librave të biznesit – neni 280 nga Kodi Penal, Policia Financiare deri në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar padi penale kundër dy personave të cilët kanë fshehur tatim prej 94.455.821 denarë dhe kundër, një personi tjetër që ka fshehur tatim 2.018.824 denarë, njofton Portalb.mk.

Rasti i parë

M.T. në cilësi të pronarit dhe udhëheqësit të Ndërmarrjes për ndërtimtari dhe tregtim me pakicë dhe shumicë PROTOTIL SHPK Shkup, i cili në periudhën prej vitin 2013-të deri në mars 2019-të me qëllim që të përfitojë pronë në mënyrë të paligjshme, nga llogaria e ndërmarrjes mjete – para të gatshme prej 450.375.935 denarë në emër “harxhime materiale dhe për udhëtim”, duke mos përgatitur dhe dorëzojë dokumente për arsyetimin ekonomik në evidentimin e kontabilistit, por të njëjtat i ka përvetësuar për vete dhe më pas nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim personal për të ardhurat me vlerë prej 58.101.643 denarë dhe tatim të fitimit me vlerë prej 7.929.453 denarë dhe me kët e ka dëmtuar Buxhetin e shtetit.

O.S.M. në cilësinë e pronarit të ndërmarrjes për ndërtimtari me pakicë dhe shumicë FERO CENTAR SHPK Shkup (paraprakisht në pronësi të të paraqiturit M.T. deri më 25.06.2014), në periudhën prej vitit 2014-të deri në 25.03.2019-të, me qëllim që të përfitojë në mënyrë të paligjshme, nga llogaritë e ndërmarrjes ka tërhequr mjete – para të gatshme me vlerë prej 76.021.721 denarë në emër të “harxhimeve materiale dhe për udhëtim”, pa përgatitur dokumentim. Me këtë ai nuk ka paraqitur dhe paguar tatim personal dhe të fitimit me vlerë prej 8.446.013 denarë.

Me qëllim që t’i fshehë gjurmët nga vepra penale, e paraqitura O.S.M. deri te Regjistri Qendror dhe Drejtoria për të Ardhura Publike ka dorëzuar llogari përfundimtare me të dhëna të pavërteta në të cilat ka treguar rezultat të rrejshëm negativ – humbje, me qëllim që t’i ikë tatimit të fitimit.

Me veprimet e lartpërmendura inkriminuese M.T. dhe O.S.M., nëpërmjet subjekteve të tyre PROTOTIP dhe FERO CENTAR kanë përfituar pronë të paligjshme nga fshehja e mjeteve në emër të tatimeve me vlerë prej 94.455.821 denarë, me të cilën vlerë e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti i dytë

Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Fshehje tatimi”, sipas nenit 279 nga Kodi Penal, Policia Financiare deri në Prokurorinë Themelore të Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër personit A.Ç., i cili në cilësinë e pronarit dhe udhëheqësit të ndërmarrjes së paraqitur – subjektit juridik “Silver Media Centar SHPK Shkup”, nuk ka paguar tatim mbi 2 milionë denarë, njofton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2018-të, me qëllim që të përfitojë në mënyrë të paligjshme përfitim për vete dhe subjektin juridik, në bazë të shfrytëzimit “web marketing” dhe “digjital media services” nga subjektet e huaja juridike ka pranuar fatura devize hyrëse të subjekteve juridike të huaja me vlerë prej 20.188.240 denarë, gjatë së cilës, në kundërshtim me nenin 29-6 të Ligjit për tatimit për të ardhurat e paguara subjekteve të huaja juridike, sipas zërit tatimor 10%, është dëmtuar buxheti i Maqedonisë së Veriut është dëmtuar për 2.018.824 denarë”, thonë nga Policia Financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button