Trump e ka futur kompaninë “Huawei” në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka future në listën e zezë gjigandin kinez të telekomunikacionit “Huawei”. Sipas ministrit amerikan të tregtisë, vendimi është marrë për arsye sigurie

Tensione mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës sërish për çështjen “Huawei” . Gjiganti I telekomunikacionit kinez dhe 70 degët e tij janë futur në listën e zezë të sipërmarrjeve tregtare. Masa e konfirmuar nga ministri amerikan i tregtisë Uilbur Ros, do ta bëjë më të vështirë për “Huawei”  që të blejë pjesë dhe përbërës nga shoqëri amerikane. Kompania kineze reagoi duke thënë se ndalimi për të vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkaktojë dëme për sipërmarrjet dhe konsumatorët, transmeton ABC News Albania.

Në reagimin e tij gjigandi kinez u shpreh se kufizimi i kompanisë “Huawei” nuk do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më të sigurta apo të forta, por do të shërbejë vetëm për të kufizuar vendin në mënyrë që të zgjedhë alternative më të dobëta, më të shtrenjta duke vonuar vendin nga shpërndarjen e 5G-së. por gjithashtu do të krijohen çështje të tjera të rënda ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button