Padi penale kundër një arkëtari në Institutin për Shëndet Publik: I ka fshehur paratë e pacientëve

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër një arkëtari në Institutin për Shëndet Publik, i cili në mënyrë të paligjshme i ka fshehur mbi 500.000 denarë, para që janë mbledhur nga pagesat e pacientëve, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Fshehje” nga neni 239 i Kodit Penal, Policia Financiare deri te Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër personit L.R., i cili në cilësinë e arkëtarit në Institutin për Shëndet Publik, i cili në mënyrë të paligjshme gjatë vitit 2016-të, në disa rate ka përvetësuar mjete të cilat i janë besuar nga pagesa e pacientëve në arkën e Institutit, gjatë së cilës ka fshehur para me vlerë prej 547.329 denarë, me të cilën shumë e ka dëmtuar buxhetin e Institutit për Shëndet Publik”, thonë nga Policia Financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button