Zarif: Irani po tregon “vetëkontroll maksimal”

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Teherani është duke treguar “vetëkontroll maksimal”, pavarësisht largimit të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, dhe ka akuzuar Uashingtonin për rritje të panevojshme të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.

“Përshkallëzimi i Shteteve të Bashkura është i papranueshëm”, ka thënë Zarif në Tokio, pasi është takuar me homologun e tij japonez, Taro Kono, transmeton REL.

“Ne jemi duke realizuar vetëkontroll maksimal, pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore majin e vitit të kaluar”.

Zarif ka thënë se Teherani vazhdon të jetë “i përkushtuar ndaj marrëveshjes” duke theksuar se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se Irani është duke zbatuar plotësisht marrëveshjen.

Ai ka shfaqur shpresën e Japonia dhe aleatë tjerë të SHBA-së, do të marrin “hapa praktikë në mënyrë që të ruajnë këtë marrëveshje ndërkombëtare”.

Tensionet janë rritur mes këtyre dy shteteve prej majit të vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, Irani është zotuar për frenim të aktivitetit bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Kur ishte larguar nga kjo marrëveshje, Trump pati thënë se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të parandaluar Iranin në të krijuarit e armëve bërthamore, si dhe nuk ka përmendur mbështetjen e këtij shteti për grupet militante në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button