Parlamenti grek i votoi ligjet për vendkalimet kufitare, sot takim për shenjat tregtare

Komisioni për shenja tregtare dhe emra tregtarë sot në Selanik do të mbajë takim të parë, sipas asaj që dje e zbuloi ministrja alternative për punë të jashtme të Greqisë, Sia Anaganostopulu gjatë kohës së debatit në Parlamentin grek për ratifikim të ligjeve që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara në Shkup në mars dhe prill të këtij viti për hapjen e vendkalimeve të reja, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Ministrja alternative e diplomacisë ka thënë se “biznesmenët e dy palëve do t’i vendosin temat të cilat u lanë të pazgjidhura derisa nuk është nënshkruar Marrëveshja e Prespës”.

Pas një debati 90 minutësh, me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

  • LEXO: Parlamenti grek ka dhënë dritë të gjelbër për Marrëveshjet për vendkalimet kufitare të reja drejt vendit tonë

Demokracia e Re, Agimi Artë dhe Lidhja e centralistëve ishin kundër, ndërsa Partia Komuniste votoi me abstenim.

Për dy propozim ligjet, deputetët e pranishëm në Parlament, në dy votime të veçanta elektronike, e shprehën qëndrimin e tyre, i cili u numërua si qëndrim i partisë.

Votimit i ka paraprirë një debat që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Lidhur me ratifikimin e dy marrëveshjeve, të cilat ishin temë e seancës plenare të sotme, Anagnostopulu tha se u pa dobia praktike e Marrëveshjes së Prespës dhe vuri në dukje se hapja e kalimeve kufitare ishte një kërkesë e popullatës lokale.

Anangostopulu edhe njëherë përsëriti kategorikisht se pa Marrëveshjen e Prespës dhe me kornizën e mëparshme që përcaktoi marrëdhëniet e të dy vendeve, kalimet kufitare nuk mund të hapeshin, sepse kjo kornizë ishte i njëjtë me atë të vitit 1959 midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Ajo theksoi se në Parlamentin e Greqisë asnjëherë më parë nuk erdhi asnjë ligj që vlen për të dy vendet, sepse kishte një problem me emrin.

“Marrëveshja e Prespës i çliroi duart e shtetit grek dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Kjo marrëveshje ishte e nevojshme”, tha Anagnostopulu.

Lidhur me financimin e kalimeve kufitare, shefja alternative e diplomacisë greke shpjegoi se do të jetë nga programet evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button