Tanjug: Kisha Ortodokse Serbe ka miratuar vendim për rinovim të dialogut me Kishën Ortodokse Maqedonase për statusin

Kisha Ortodokse e Serbisë ka sjell vendim që t’i rinovojë negociatat për zgjidhjen e statutit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopia e Ohrit dhe t’i vazhdojë bisedimet me përfaqësuesit e saj, njofton Tanjug duke e cituar gazetën “Politika”, transmeton Portalb.mk.

Gazeta serbe, gjithashtu duke u referuar në majën e Kishës informon se çështja e Kishës Ortodokse Maqedonase dje ka qenë tema e vetme e seancës së trupit më të lartë të kishës.

Siç transmetoi Tanjug, me zbatimin e vendimit për vazhdimin e dialogut me Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopia e Ohrit, Kisha serbe do të merret pas seancës së këshillit.

Burim i pa emëruar i “Politikos” thotë se “kisha serbe nuk ka dashur të iniciojë riparim të marrëveshjes me maqedonasit deri sa Jovan Vranishovski ka qenë në burg”.  “Ai, megjithatë është lëshuar në liri në vitin 2015 dhe merr pjesë edhe në këtë, si dhe në seanca tjera të këshillit të Kishës, së bashku me peshkopët e Kryepeshkopatës Ortodokse të Ohrit, e cila është nën krahun e kishës serbe “, shkruan Tanjug duke cituar gazetën e Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button