Lazio e fitoi Kupën e Italisë, mposht në finale Atalantan

Lazio ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e mposhtur në finale Atalantan me rezultat 2-0.

Pjesa e parë solli pakë nga loja, duke bërë që të dy skuadrat ta studiojnë më shumë lojën e njëra-tjetrës.

Francesco Acerbi i Lazios, rrezikoi i pari, por topi shkoi ngjitur me shtyllën, transmeton Telegrafi.

Duvan Zapata e Marco Parolo . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Pas tij ishte Lucas Leiva që tentoi, por as ky nuk kishte sukses.

Atalanta u përgjigj me Martin de Roon, me një gjuajtje nga larg, duke rrezikuar Strakoshën.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll baras dhe pa gola.

Në pjesën e dytë Lazio e rriti presionin para portës së Atalantas.

Goli i parë erdhi në minutën 78-të, kur harkimit të Lucas Leivas më së miri iu përgjigj Sergej Milinkovic-Savic që shënoi me kokë për 1-0.

Lazio – Atalanta. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Atalanta u hodh në sulm që ta kërkojë barazimin.

Kjo bëri që të lë prapa hapësira, ku më së miri i shfrytëzoi Joaquin Correa që shënoi për 2-0.

Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, fitojnë Kupën e Italisë, një sukses i madh për lojtarët shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button