Haradinaj: Kam qenë nxënësi më i mirë në shkollë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për disa nota të tij në shkollë që u publikuan ditë më parë nëpër media.

Haradinaj tha se ato nota kanë qenë të vërteta, pasi ka qenë nxënësi më i mirë jo vetëm në klasë, por në shkollë, transmeton Zëri.info.

“E kam vizituar shkollën. E kam marr edhe evidencën e notave kur kam qenë aty. Kam qenë nxënësi më i mirë në klasë, edhe në shkollë. Jam shty me Nikollën edhe Milazimin. Ne tre kemi qenë në garë për nxënësin më të mirë të shkollës. Në atë shkollë i kam kryer edhe dy vjet gjimnaz. Tre muaj kam qenë në Deçan në gjimnaz, e më pas në Gjakovë. Kam marrë pjesë në garat e shkollës për matematikë në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai është pyetur nëse dijet që i ka në matematikë i përdor për kalkulime në politikë, shkruan Periskopi.

“Jeta është kalkulime. Politika është sferë në veti, i ka rregullat e veta. Krejt përvojat e jetës e bëjnë të vetën. Politikën nuk ua atribuojë matematikës”, shtoi Haradinaj në TV Dukagjini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button