Princi i Britanisë së Madhe, Eduard me agjendë të ngjeshur Shkup, e priti Shekerinska, u takua me Zaevin dhe Pendarovskin

11:13 – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e priti Lartmadhërinë e tij, princin Aduard, i cili qëndron në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke i dëshiruar mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski shprehi kënaqësi nga vizita e tij, duke vlerësuar si konfirmim të lidhjeve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlanden e Veriut. Pendarovski shprehi falënderim për përkrahjen e Britanisë për Maqedoninë e Veriut dhe shprehi pritshmëri se në të ardhmen do të thellohet, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski e njoftoi princin Eduard me prioritetet e punës së tij në pesë vitet e ardhshme , më qëllim të sigurimit të zhvillimit të përgjithshëm në vend dhe realizimin e qëllimeve strategjike  të shtetit – anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Presidenti Pendarovski theksoi se nevoja për përmirësimin e perspektivave të të rinjve, përmes financimit të studentëve dhe hulumtuesit, përkrahja për mënyrën e zhvillimi teknologjik i shtetit dhe përmes përkrahjes së iniciativave të të rinjve, me qëllim të parandalimit të “ikjes së trurit” në vend.

Ambienti i pastër jetësor është e drejto e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prandaj presidenti do të punojë në ngritjen e vetëdijes dhe do t’i nxisë organet kompetente të sigurojnë ambient të pastër.

Princi Eduard dhe Stevo Pendarovski

10:45 –  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë në darkën solemne që u organizua me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së Tij Princit Eduard në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Gjatë darkës Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard u përqendruan në biseda të shkurta me të ftuarit, një pjesë e stipendistëve të Programit Akademik Çivning të Britanisë së Madhe, përfaqësues të organizatave që punojnë me fëmijë dhe të rinj, përfaqësues të gjeneratës më të re sipërmarrës nga komuniteti afarist, përfaqësues të organizatave me programe për të drejtat e njeriut, si dhe me përfaqësues të organizatave civile.

Në fjalimin e tij, Lartmadhëria e Tij Princi Eduard u falënderua për pritjen e ngrohtë. Në takim Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard shprehën pajtueshmëri se partneriteti ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat për të cilat të dy vendet kanë interes të përbashkët.

Pas takimit kryeministri në profilin e tij në instagram shkroi se familja mbretërore është gjithmonë e mirëseardhur,.

Zoran Zaev dhe Eduard

‘**********************************************

Lartmadhëria e tij mbretërore, Konti i Veseksit, princi Eduard arriti sot pasdite në aeroportin e Shkupit dhe u prit nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Portalb.mk.

“Vizitë unikate e cila flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, shkroi në Twitter Shekerinska.

Djali më i vogël i Elizabetës së Dytë, i mbështetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të merr pjesë në Filarmoninë nacionale të ngjarjes që duhet t’i tregojë lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedisin jetësor dhe art.

Në ngjarje do të paraqiten të rinj, të cilët me mbështetjen e Britanisë punojnë në vendime të përmbajtshme për planifikim urban dhe bioversitet, do të ketë një paraqitje në temën e modës së qëndrueshme dhe princi do të ketë mundësinë të dëgjojë për nismat edukative të mbështetura nga Këshilli Britanik.

Princi Eduard është fëmija më i vogël i mbretëreshës Elizabet dhe princit Filip, i dhjeti me rend për trashëgimi të fronit mbretëror britanik. Ai është i martuar me Sofi Rajs-Xhons dhe ka dy fëmijë.

Britania e Madhe është një nga kontribuueset më të mëdha të Maqedonisë së Veriut në sfera të ndryshme sociale dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button