Iraku dëshiron të blejë sistemin S-400

Ambasadori i Irakut në Moskë, Haidar Mansour Hadi, deklaroi se qeveria irakiane ka vendosur të blejë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp në Moskë, Hadi tha se dëshirojnë që kompanitë ruse të rritin investimet e tyre në Irak.

“Në Irak kanë investime kompanitë Lukoil, Bashneft, Rosneft dhe Gazprom. Investimet e Lukoil në Irak janë më shumë se 9 milionë dollarë. Ka kërkesë që këto investime të rriten deri në 30 milionë dollarë”, tha Hadi duke shpjeguar se me kompanitë ruse kanë një bashkëpunim të suksesshëm kryesisht në sektorin e naftës dhe gazit.

Duke iu referuar bisedimeve mbi blerjen e S-400 mes Irakut dhe Rusisë, Hadi ka thënë se “Qeveria irakiane e ka marrë vendimin e saj. Dëshirojmë të blejmë S-400, por ende nuk ka asnjë udhërrëfim”.

Ndaj pyetjes nëse është e mundur apo jo që SHBA-ja të pengojë blerjen e S-400 ndaj Irakut, Hati tha se “Në këtë çështje ka kanale të nevojshme diplomatike”.

Ndërkohë edhe Viktor Bondarev, kryetar i Komitetit të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Federatës Ruse, në një deklaratë të bërë më parë ishte shprehur se Iraku është ndër vendet potenciale për të blerë sistemin S-400.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button