Hakerët kanë sulmuar faqen e servisit publik të Izraelit gjatë Eurovizionit

Faqja e internetit e transmetuesit publik të Izraelit, KAN, mbrëmë ka qenë objektiv i një sulmi hakerësh gjatë mbrëmjes gjysmëfinale të garës muzikore të transmetuesve publikë evropianë, e njohur si Eurovizion, i cili këtë vit po mbahet në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja izraelite “Jerusalem Post”, shkruan se hakerët janë futur në faqen e KAN-it ku dhe kanë shkaktuar ndërprerjen e transmetimit, ndërsa më vonë bashkë me llogon e ushtrisë izraelite publikuan mesazhin “Rrezik nga një sulm raketor, shkoni në strehimore” dhe një tjetër “Izraeli nuk është i sigurt, do të bindeni”.

Nga KAN-i bëjnë të ditur se hakerët kanë arritur të bllokojnë transmetimin në ueb-faqe, ndërkohë që transmetimi përmes televizionit ka shkuar pa pengesa.

Ndërkohë në një prononcim për mediat lokale, drejtori i Përgjithshëm i KAN-it tha se kontrolli i faqes së internetit u rivendos pas pak minutash për të shtuar se Hamasi qëndron pas sulmit.

Në Tel Aviv, mbrëmë u mbajt gjysmëfinalja e Eurovizionit të 64-të ndërsa pjesa finale është caktuar për të enjten.

Para garës së natës së kaluar, në Tel Aviv u mblodh një grup aktivistësh izraelit për të drejtat e njeriut, i cili përmes një proteste për bojkotimin e Eurovizionit, theksoi bllokadën izraelite të Rripit të Gazës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button