Ndotja e ajrit në Meksiko Siti detyron banorët të qëndrojnë brenda

Zyrtarët në Meksiko Siti kanë shpallur emergjencë të ambientit pasi ndotja e ajrit në kryeqytetin meksikan ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut, transmeton REL. 

Ata kanë bërë thirrje për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe kanë treguar se vetëm një numër i veturave mund të qarkullojnë në qytet.

Kësaj situate është thënë t’i ketë kontribuuar edhe zjarri në pyjet e afërta.

Në zonën kryesore të këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 21 milionë persona.

Nivelet e ndotjes së ajrit patën rënë dukshëm në vitet 1990 në këtë vend, derisa së fundmi është raportuar se vlerat janë rritur sërish.

Kryetarja e këtij vendi, Claudia Sheinbaum ka konsideruar pezullimin e orëve mësimore nëse situata përkeqësohet.

Ajo ka thënë se edhe tash nxënësit nuk po lejohen të largohen nga shkolla gjatë pushimit mes orëve mësimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button