Qeni ndjek makinën e Google Street View në Japoni

Një fotografi në Google Street View e një qeni është bërë virale në Twitter në Japoni. Fotoja është shpërndarë mbi 100 mijë herë dhe nxiti kërkimet se ku saktësisht në Japoni ka ndodhur.

Në maj, përdoruesi i Twitter “Reoemon” (れ お え も ん) shpërndau një video të shkurtër që duket se tregon një qen të vogël që ndiqte makinën, e cila fotografonte për Google Street View, një shërbim që ofron pamje reale të rrugëve në Google Map, transmeton Global Voices.

Po ndiqem nga një qen në Google Maps!

(Shtyp butonin ‘play’ në postimin e mësipërm në Twitter)

Shumë shpejt të tjerët panë postimin dhe nisën të kërkojnë qenin në Street View.

E gjeta! Qeni duket se thotë: “Më prit edhe mua!” ?( ˙꒳​˙ 三/ ˙꒳​˙)/?

E adhurueshme! ✨

Qeni mund të gjendet në Google Maps në Tanegashima, një ishull pranë prefekturës Kagoshima në Kyushu, në jugperëndim të Japonisë.

Disa njerëz postuan fotografi të qenve të tjerë në Street View, që gjithashtu duket se po ndjekin makinën e Google Maps.

Macet para dyqanit të mamasë sime në ishullin Chidori (Nagasaki).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button