Gjuriq thirrje serbëve: Dilni në zgjedhje, të mos e lejojmë Prishtinën ta marrë veriun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, u ka bërë thirrje serbëve të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës, që të dalin në zgjedhjet lokale për katër komunat veriore, pasi, sipas tij, kjo është një detyrë qytetare që duhet ta përmbushin.

Sipas tij, ata duhet të dalin në këto zgjedhje, me qëllim që të mos e lejojnë Prishtinën të marrë pushtetin mbi katër komunat veriore, Mitrovicën Veriore, Zubin Potokun, Zveçanin dhe Leposaviqin, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

“Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë unitetin me shtetin serb, dhe të mos lejojnë politikanët shqiptarë të realizojnë planin e tyre, për të hequr qafe kontrollin serb”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të vendoset nëse këto katër komuna do të mbesin nën udhëheqjen dhe kontrollin e serbëve.

Gjuriq thotë se tashmë është shumë e rëndësishme për të treguar fuqinë serbe, në një kohë kur Prishtina është duke shpresuar jashtëzakonisht shumë se ka bërë progres a i përket vendosjes së pushtetit në veri të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button