Bogoevski thotë se është incizuar nga një taksist: Kam porositur vaj kanabisi, jo kokainë

Deputeti Pavle Bogoevski thotë se biseda e publikuar, në të cilën dëgjohet duke biseduar me një bashkëbisedues, është incizuar nga një taksist përpara disa muajve, derisa ai ka qenë duke u vozitur në taksi. Incizimi u publikuar si “bombë” e re, ndërkaq Bogoevski pret që të ngritet procedurë ndaj atij që ka incizuar, njofton Portalb.mk.

Këtë e ka zbardhur vetë deputeti duke u përgjigjur në komentet e statusit të tij në Fejsbuk, ku është deklaruar për incizimin.

“Pre cilës periudhë daton incizimi. A është prej kohës ë “bombave” ose më vonë? Shumë më intereson?”, e pyet një komentues.

Bogoevski i përgjigjet: Prej disa muajve. Më ka incizuar një taksist derisa kam biseduar”.

Deputeti paraprakisht e ka vërtetuar se biseda është e tij, dhe se nuk ka porositur kokainë, ashtu siç është thënë në publikimin e bisedës, por se ka porositur vaj kanabisi për një mike të afërt.

“Pres shërbimet që shumë seriozisht ta hetojnë këtë rast. Ky nuk është incizim nga telefoni i cili disi është ka “depërtuar”. Për këtë, nuk nënshtrohet në mbrojtje në pajtueshmëri me Ligjin për Mbrojtje të Privatësisë nga 2015g., i cili ka të bëjë me incizimet në të cilat vepron PSP. Por, ky është përgjim i paautorizuar dhe incizim tonik, parashikuar me nenin 151 nga Kodi Penal dhe pres që kryerësi të nxirret përpara drejtësisë”, porositi Bogoevski.

Mbetet e hapur çështja se kush fshihet pas pseudonimit “Ilija Gromovnik” në rrjetin social rus. Prej këtyj profili edhe përpara disa muajve janë publikuar katër “bomba” dhe biseda tjera të përgjuara nga funskionarë aktual dhe të mëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button