Gjyqësori në RMV, miratimi i ligjeve kyçe pritet t’i sjellë vendit raport pozitiv nga Brukseli

Dy javë përpara publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Evropian (KE), organizatat joqeveritare që e ndjekin fushën e reformave në sektorin e gjyqësorit, janë optimistë se Maqedonia e Veriut (RMV) do të marrë raport pozitiv, gjegjësisht rekomandim për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE, shkruan Portalb.mk.

Margarita Caca Nikolovska
Margarita Caca Nikolovska

Margarita CacaNikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, thotë se RMV ka pasur progres në fushën e reformave në gjyqësor dhe raporti pozitiv do të nënkuptonte miratim të të gjithë asaj që është punuar në vend.

“Zhvillim të caktuar ka, ka pranim të asaj që do të thotë angazhim të shtetit tonë në çdo fushë, ka lëvdata në lidhje me aktivitetet ndërkombëtare, pra për marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. Disa ligje nuk janë zbatuar për shkak të sjelljes së ish presidenti Gjorge Ivanov, kështu që ka pasur disa pengesa objektive për zhvillim më të madh. Vlerësoj që të gjitha këto elemente pozitive që të merren parasysh dhe të na japin shtyrje në atë pjesë, që do të thotë miratim të gjithë kësaj që është punuar. Do të punohet edhe më tej që të mundësojnë dhe të na japin sinjal pozitiv me raport pozitiv dhe të them në njëfarë mënyre të na mundësohet hyrje në shtëpinë e BE-së”, thotë për Portalb.mk, CacaNikollovska

Iva Conevska
Iva Conevska

Edhe Iva Conevska nga Instituti për Politika Evropiane, shpreson që KE-ja t’i përshëndetë reformat në gjyqësor, megjithatë ajo porosit që në periudhën e ardhshme shteti duhet që të përkushtohet më shumë në praktikë, gjegjësisht në zbatimin e ligjeve.

“Është e pakontestueshme që Komisioni Evropian do t’i përshëndetë reformat në sektorin gjyqësor. Në këto reforma fokusi, megjithatë ishte në miratimin e ligjeve kyçe. Presim që në periudhën e ardhshme fokusi të vendoset në zbatimin e ligjeve, me çka do të rritet pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, dhe me atë – edhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Njëkohësisht, zbatimi i zgjidhjeve të reja ligjore do të jetë me rëndësi kyçe që të tregohen rezultate në kontekst të aktiviteteve për bisedimet hyrëse në Kapitullin 23. Është e rëndësishme të zgjidhet çështja e statusit të Prokurorisë Speciale. Pritet që me bisedimet politike rreth propozim-ligjit për Prokurori Publike dhe me amendamentet e dorëzuara të këtij ligji, nuk do të përjashtohen standardet ndërkombëtare të parapara në këtë fushë”, thotë Conevska.

Natali Petrovska
Natali Petrovska

Në një linjë në aspektin e pritjes së vlerësimit nga KE-ja është edhe Natali Petrovska, drejtoresha e Koalicionit të Gjithë për Gjykim të Drejtë, megjithatë pret që nëpërmjet zgjidhjes së statusit të PSP-së, RMV të tregojë se bën përpjekje reale për reforma në gjyqësor.

“Pres që të përshëndeten disa nga vendimet qeveritare për intervenim në rregullativën, veçmas në ligjin për gjykata, Antikorruposionin, dhe disa ligje tjera që pritet nënshkrimi i presidentit. Në gjyqësor situata është relativisht “status quo”, për arsye që ky proces kërkon pajtueshmëri të pjesës së madhe të strukturave politike në shtet, veçmas është e rëndësishme mbështetja e opozitës. Kontinuiteti i shumicës prej 2/3-tave ka ndikim në kualitetin e ligjeve, dhe me atë edhe në proceset reformuese. Fati i statusit të PSP-së, mandati për veprim dhe lëndën në fazë të hetimit janë më shumë se të rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar, por nëpërmjet kësaj do ta shihnin edhe përkushtimin e vërtetë, dhe jo deklarativ për proceset reformuese dhe sigurimin e sundimit të së drejtës. Megjithatë, përshtypja është se ndërhyrjet e vogla në rregullativë nuk munden t’i ngritin pritjet për zbatim të reformës së madhe dhe sistematike. Qeveria duhet që të gjitha përpjekjet t’i drejtojë në proceset reformuese të cilat do të sigurojnë sundim të së drejtës, reformat në sistemin gjyqësor dhe çrrënjosjen e korrupsionit nga fushat shoqërore”, thotë për Portalb.mk Petrovska.

Ministria e Drejtësisë

Edhe nga Ministria e Drejtësisë shkurt na thonë se presin vlerësim pozitiv.

“Nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, presim që të fitojmë vlerësim pozitiv për pjesën e reformave në Ministrinë e Drejtësisë. Këto pritje do të munden së shpejti të konfirmohen”, thotë zëdhënësi Vlladimir Dellov.

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka deklaruar se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për inkuadrim për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) Han konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit.

Ky është rekomandimi i dhjetë për Maqedoninë e Veriut. Nga viti 2009, KE-ja rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim. Megjithatë, ky rekomandim ende nuk ka marrë pajtueshmëri nga ana e vendeve anëtare të cilat kanë autorizime që të sjellin vendim përfundimtar për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button