Në vend të TVSH-së më të lartë, të ulen shpenzimet qeveritare

Ekspertët janë të befasuar nga kërkesat e biznesmenëve për rritje të TVSH-së. Qeveria nuk pranon, por edhe nuk pranon se borxhet janë realitet.

Ekspertët sugjerojnë politikë të ndërgjegjshme qeveritare ndaj ekonomisë.Biznesmenët në Maqedoni kërkojnë rritje të Tatimit të Vlerës së Shtuar si njëra nga masat për përballje me problemin me jolikuiditetin. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore publikisht i bëri thirrje Qeverisë që ta rrisë shkallën që të ketë më shumë para në fondet, e me këtë edhe për pagesën e borxheve ndaj ekonomisë. Opinioni i ekspertëve është befasuar që një masë e tillë jopopullore propozohet nga bashkësia afariste, e jo nga Qeveria si krijuese e politikës fiskale.

Profesori universitar Zoran Ivanovski paralajmëron se zgjidhja e tillë do të ishte kundërproduktive edhe për kompanitë edhe për qytetarët. Zgjidhja për krizën aktuale sipas tij duhet të kërkohet tek Qeveria:

“Zgjidhja e problemit duhet të kërkohet tek Qeveria e cila duhet të bëjë selktim dhe prioritete të disa shpenzimeve të caktuara, në kuptim të kthimit më të shpejtë të TVSH-së dhe pagesës më të shpejtë të obligimeve. Në këtë mënyrë do të rritej likuiditet, e kjo do të jepte edhe impuls shtesë për zhvillimin e ekonomisë”, konsdieron Ivanovski.

Me qëndrim të ngjashëm është edhe kolegu i tij dhe ish-ministër i Financave Nikolla Popovski: “Nëse rritet TVSH-ja do të rritet edhe borxhi kumuliar që duhet të kthehet. Mendoj se duhet të shkurtohen shpenzimet qeveritare, sepse ato janë të mëdha”, konsideron Popovski.
Biznesmenët janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një zgjidhje të dhimbshme, por insistojnë në zbatimin e tij. Paralajmërojnë se ekonomia nuk ka para për kthimin e kredive dhe për pagesën e taksave ndaj shtetit:

“Kjo është zgjidhja e fundit e cila më mirë është të bëhet sesa të vendnumërojmë. Kjo nga ana jonë tregon sa jemi të hapur dhe fleksibil për që shpie drejt zgjidhjes”, deklaroi për Deutsche Ëelle, Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Ky asociacion biznesor deri te Qeveria dorëzoi edhe propozim masa antikrizore për çka pret përgjigje. Nga Qeveria theksojnë se të gjitha borxhet paguhen në pajtim me terminet ligjore dhe nuk planifikohet rritje të tatimeve. Jolikuiditeti i ekonomisë ishte kryesisht sipasojë e faktorëve të jashtëm, gjegjësisht krizës evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button