Mediat nuk kanë të drejtë të shpikin kryetarë dhe poste!

Burimi: KriThink

Të gjithë lartë e poshtë i dijmë politikat e çdo mediumi, qoftë tradicional apo i internetit por ndodhë shpesh që mediat të përkahin palë të caktuar në një kontest, qoftë edhe nëse ana e gabuar për ta përkrahuar. Ashtu siç është politika e medias, ashtu edhe bëhen lajmet. Shembull është lajmi që e recensojmë.

Foto nga lajmi që recensohet
Foto nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Mesazhi i Reisul Ulemasë të BFI e RMV-së, Haxhi Skender ef. Buzaku me rastin e muajit të Ramazanit 2019

Data e publikimit: 05.05.2019

Data e recensionit: 15.05.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Nuk ka gazetari aty ku ka shpikje dhe shtrembërim të së vërtetës

Shembull i tillë është ky lajm që po e recensojmë. Në këtë medium, është transmetuar një mesazh i “Kreut të Bashkësisë Fetare Islame” që shkruan të jenë Skender Buzaku, pavarësisht faktit se ligjërisht, ende në postin e kryetarit të BFI-së është Sulejman Rexhepi. Kjo i bie që media vetë vendosë se kush është kryetar i BFI-së e kush jo.

“Më poshtë ua sjellim të plotë mesazhin e Reisul Ulemasë të BFI e RMV-së, Haxhi Skender ef. Buzaku me rastin e muajit të Ramazanit 2019”, shkruan në tekstin që po e recensojmë.

Mediat duhet të respektojnë ligjet në shtet dhe pavarësinë e statutet e institucioneve 

Mediat janë të obliguara ti respektojnë ligjet dhe statutet e institucioneve të pavarura. Në këtë rast, ky medium është dashur që të theksojë se Skender Buzaku nuk është kryetar i BFI-së, por një ish i punësuar në këtë institucion, që ka dashur ta uzurpojë postin e kryetarit kokë më vete. Pavarësisht nëse mendimi jonë subjektiv është që Skender  Buzaku ose dikush tjetër duhej të ishte në atë post, ne obligohemi të respektojmë të drejtën, ndërsa e drejta në këtë rast nuk është që të shpiket kryetar i ri.

Nëse marrim parasysh Kodin Etik të Gazetarëve, atëherë “Roli i gazetarëve është të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve”, por në këtë tekst, as nuk ka tentativë për të bërë një gjë të tillë.

Për hirë të së vërtetës, Skender Buzaku të cilin ky medium e ka quajtur Reis, ose kryetar të BFI-së, ditë më parë tentoi të merrte postin e kryetarit duke u thirrur në një vendim të gjykatës, me të cilin gjoja Sulejman Rexhepi kishte dhënë dorëheqje, ndërsa Buzaku emërohej kryetar i ri. Por, ajo që e shpalosi më vonë kryetari aktual Rexhepi, ishte se vendimi për dorëheqjen e tij ishte i falsifikuar, dhe se askush përveç Rijasetit, ose Kuvendit të BFI-së, nuk mund të emërojë ose shkarkojë kryetarët.

Dokumentet që i japin individë të ndryshëm, gjithmonë duhet marrë me rezervë
Nëse mediat nuk dëshmojnë se informatën e kanë bërë nga burime zyrtare dhe kryetarë legjitim atëherë inofrmata nuk ka vlerën e duhur dhe shkakton konfuzion të panevojshëm. Andaj, merrni me rezervë të gjitha dokumentet që prezantohen në emër të ndonjë posti, por në atë post shënohet emri i dikuj që nuk ka marrë detyrën zyrtarisht.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button