Çadikovski-Memeti: Mbrojtja e të drejtave të gazetarëve është në të mirë edhe të qytetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHM) në hapësirat e Avokatit të Popullit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim që nëpërmjet mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve, qytetarët të marrin informata më të mira dhe më kualitative, njofton Portalb.mk.

Gjatë nënshkrimit të memorandumit, kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, deklaroi se pa media të lira dhe profesionale, nuk mund të ketë shoqëri demokratike dhe informim të mirë.

Çadikovski - Memeti
Çadikovski – Memeti

“Pa media të lira, profesionale dhe sigurta nuk mund të kemi shoqëri funksionale dhe demokratike dhe qytetarë mirë të informuar, për atë SHGM-ja aktivisht punon dhe bashkëpunon me institucionet relevante që të gjithë kolegët të ndihen të sigurt gjatë kryerjes së detyrës. Në këtë drejtim është edhe nënshkrimi i memorandumit me Avokatin e Popullit, pasi që realizimi i të drejtave të gazetarëve nuk është e rëndësishme vetëm për të drejtat e gazetarëve, por për të gjithë opinionin, pasi që gazetarët e lirë dhe të sigurt që punojnë pa cenzurë, më mirë do ta informojnë opinionin dhe me atë do të ndikojnë edhe në realizimin e të drejtave të qytetarëve në shoqëri”, tha Çadikovski.

Edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, e ka theksuar nevojën e bashkëpunimit mes tyre, pasi që siç tha ai, mbrojtja e të drejtave të gazetarëve u ndihmon qytetarëve të marrin informata më të mira dhe më kualitative.

“Sipas funksionit, Avokati i Popullit dhe Shoqata e Gazetarëve, janë aleatë, pasi që kemi qëllim të përbashkët – u ndihmojmë qytetarëve që të fitojnë informata sa më të mira dhe kualitative dhe nga ana tjetër, ndihmojmë që të mbrohen të drejtat e tyre, në këtë rast edhe të drejtat e gazetarëve. Me këtë memorandum ne mundësojmë që në të ardhmen të këmbejmë projekte të ndryshe, siç janë promovimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, hulumtime të  të përbashkëta, por edhe shqyrtim të ankesave të gazetarëve. Le të jetë ky memorandum shkas që jo vetëm të promovohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut dhe informimi i tyre, por edhe të mbrohen të drejtat e gazetarëve dhe Avokati i Popullit ta ngre më shumë zërin që të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve”, tha Memeti.

Ata gjithashtu theksuan se në të ardhmen do të kujdesen që rastet të cilat paraqiten tek Avokati i Popullit, me lejen e atyre që ankohen të publikohen edhe nëpër media me qëllim që institucionet të reagojnë në mënyrë sa më të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button