Dygjuhësia formëson dy “zona të territorialitetit linguistik” në Maqedoni

Dygjuhësia në Maqedoni do të zbatohet gjithnjë e më vështirë me paraqitjen e rezistencës ndaj gjuhës shqipe si zyrtare.

Me zgjedhjen e Ylber Selës si drejtor të parë në Agjencinë e porsaformuar për zbatimin e ligjit për përdorim të gjuhëve, praktikisht fillon përdorim operativ i këtij akti. Që nga fillimi, këtë ligj e përcjellin vërejtje nga opinioni i ekspertëve, ndërsa edhe në Gjykatën Kushtetuese janë parashtruar rreth dhjetë parashtresa dhe iniciativa për rishqyrtim nëse me këtë akt ligjor është shkelur kushtetuta. Në këtë kontekst, qysh në dhjetor të vitit 2017 profesorja e të drejtës kushtetuese Gordana Siljanovska – Davkova, Simona Gruevska – Maxhovska, profesore nga Instituti për gjuhë maqedonase dhe akademikja Katica Qullafkova reaguan përmes “letrës së hapur”, duke theksuar se ky ligj është jo-kushtetues për shkak të disa bazave: “… ky ligj nuk korrespondon me paragrafin (2) të amendamentit V të Kushtetutës, sepse, formulimi ‘gjuhë tjetër të cilën e flasin më së paku 20 përqind të qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare, siç është përcaktuar me këtë nen’… ka të bëjë jo vetëm me gjuhën shqipe por edhe gjuhët e bashkësive nga paragrafi 6. … ligji për përdorimin e gjuhëve (neni 2, paragrafi 2) parashikon se ‘cila do qoftë gjuhë zyrtare nga neni 1 paragrafi (1) dhe (2) mund të përdoret në të gjitha procedurat: gjyqësore, administrative, përmbaruese, para-hetimore, hetuese, penale, kundërvajtëse, gjyqësore, jashtë-gjyqësore, për zbatimin e sanksioneve dhe procedura të tjera’. Ky qëndrim është jo-kushtetues (në kundërshtim me paragrafin 1 nga amendamenti V), sepse gjuha maqedonase, pa marrë parasysh se është obliguese, është bërë fakultativ, përmes formulimit: “cila do qoftë gjuhë nga paragrafi 1 dhe 2 nga ky ligj’. … duhet të veprojë Gjykata kushtetuese e RM, e cila duhet ta mbrojë Kushtetutën!

Ligji për gjuhët aktualizon dy çështje të rëndësishme, në të cilat do të bëjmë përpjekje tu përgjigjemi në këtë analizë socio-linguistike: (1) a mund me zbatimin e tij të krijohen linja shtesë të përçarjes ndër-etnike në shoqërinë shumë-etnike dhe shumë-gjuhësore dhe (2) sa është i (pa)zbatueshëm?

“Dygjuhësia është diskriminim i Maqedonasve dhe të etnive të tjera”

Fillimisht, çka thonë ekspertët dhe linguistët për ligjin për gjuhët? Sipas akademikut Mitko Maxhunkov dygjuhësia paraqet kërcënim për gjuhën maqedonase. “Netpres” në informacionin e vet “Dygjuhësia shpien në asgjësimin e shtetit dhe të popullit tonë” të publikuar më datën 7.2.2017 e transmetoi këtë deklaratë të tij: “Dygjuhësia që tani me hipokrizi përdoret për luftë politike është aventurizëm i rrezikshëm, i cili shpien në asgjësimin e shtetit tonë dhe të popullit tonë”. Për dallim nga Maxhunkovi, Mustafa Ibrahimi, albanolog nga Universiteti “Nënë Tereza”, për këtë analizë për “ResPublika” e shpreh qëndrimin se përdorimi i gjuhës shqipe nuk e rrezikon gjuhën maqedonase: “Gjuhët e bashkësive më të mëdha, duhet të përdoren nëpër tërë territorin, në të gjitha vendet ku qytetarët kanë nevojë. Nuk mund të kemi Shqiptarë të privilegjuar, të cilët kanë të drejta të shumta (Tetovë, Gostivar e të tj.), dhe Shqiptarë të cilët nuk kanë të drejta të tilla (Manastir, Veles, Resnjë e të tj.). Gjuha shqipe tepër politikisht u instrumentalizua, ajo nuk shihej si mjet i cili shërben për komunikim, për arsimim, për ruajtje të identitetit të një etnikumi, por shihej si instrument, thuhej se gjuha shqipe e rrezikon shtetin dhe është i dëmshëm për raportet ndër-etnike”.

Kërçovari Qemal Murati, profesor në Institutin albanologjik në Prishtinë, në intervistën për gazetën “Dita” nga Shqipëria të publikuar në datën 22.1.2018 me titullin “Blofi me gjuhën shqipe në Maqedoni” reagon ashpër në lidhje me hedhjen poshtë të dygjuhësisë: “…sot në Maqedoni paraqitet ‘centrizëm linguistik maqedonas’ i vrazhdët dhe primitiv kundër gjuhës së tjetrit, konkretisht kundër gjuhës shqipe. Klasa politike maqedonase organizoi edhe protesta edhe mitingje përmes bandave dhe falangave kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe me slogane të cilat nuk i njeh as fashizmi: ‘Jo për dygjuhësinë në tërë territorin e mbarë të Maqedonisë!’, ‘Jo përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni!’. Për këtë do tu kishte qenë xheloz edhe gjenerali famëkeq Franko!”

Burim: a1on.mk

“Aplikohet dygjuhësia në tërë territorin e RM, pa marrë parasysh se në dy të tretat e tij nuk ka popullatë shqiptare” – konstatoi Instituti për gjuhë maqedonase në adresimin me shkrim ndaj Parlamentit dhe Ministrisë së drejtësisë të Republikës së Maqedonisë të datës 4.9.2017, të nënshkruar nga 17 profesorë – ekspertë të gjuhës maqedonase, me kërkesë që, atëherë propozim – ligji për gjuhët, të tërhiqet nga procedura e mëtejme. Në adresimin, të transmetuar në faqen e internetit “ZASE.mk” në datën 4.9.2017 me titull “Instituti për gjuhë maqedonase bëhet një nga gjuhët zyrtare në RM, me çka e humb cilësinë e gjuhës zyrtare në të cilën do të komunikojnë të komunikojnë të gjitha etnitë në RM… Propozohet formimi i Agjencisë së veçantë për aplikimin e gjuhës të cilën e flasin më së paku 20 përqind të qytetarëve të Maqedonisë… …formohet edhe Inspektorat për përdorim të gjuhëve… Me këtë gjuha shqipe ngritet mbi të gjitha gjuhët e tjera në RM, përfshirë edhe gjuhën maqedonase, të cilat nuk kanë agjenci dhe inspektorat të posaçëm me kompetenca të tilla…..“

Ligji për gjuhët – goditje mbi “Aleancën gjuhësore Ballkanike”

Qëndrimet e linguistëve në lidhje me ligjin për gjuhët e tregojnë kundërshtimin e tyre të fuqishëm në baza etnike. Ky është paralajmërim të ngjarjeve të mundshme të mëtejme në shoqërinë: sa më tepër do të insistohet në zbatimin e atij ligji, mund të pritet se aq më tepër do të fillojnë të ndodhin largimet në planin individual dhe kolektiv midis etnisë maqedonase dhe shqiptare, e gjithnjë e më serioze do të jenë ndërprerjet e komunikimit të tyre të ndërsjellë, paraqitje të refuzimit, e madje edhe urrejtje ndaj gjuhës “tjetër”, gjuhës shqipe dhe maqedonase. Vendosja e tabelës dygjuhësore në Ohër solli edhe deri te rrahja që në muajin mars të vitit 2017, për çka informoi portali MKD.mk: “Vendosja e tabelës dygjuhësore në hyrje në objektin ku janë zyrat e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor në Ohër, shkaktoi rrahje midis disa individë. Sot në mëngjes shërbimet nga FSPI kanë bërë përpjekje që të vendosin tabelë dygjuhësore, por kjo ka shkaktuar revoltë te disa individë, të cilët e kanë thyer tabelën, me ç’rast ka ardhur edhe në qërim-hesapesh fizike”.

Ligji për gjuhet është goditje mbi shumë-gjuhësinë në Maqedoni dhe mbi qëndrimin e “Aleancës gjuhësore Ballkanike” („Balkan Sprachbund“) – shprehje shkencore për ndikesa shumë-shekullore intensive dhe gërshetime të ndërsjella të gjuhëve dhe të kulturave të popujve të Ballkanit, për shkak të rrjedhave të përbashkëta të jetës. Maqedonia edhe sot është qendër e “Aleancës gjuhësore Ballkanike”. Në shkrimin e vet “Aleanca gjuhësore Ballkanike” në Republikën e Maqedonisë sot: ‘Eurologjia’ si diskontinuitet dhe dialektologji” Viktor Fridman, linguist nga Universiteti në Çikago, SHBA, thotë: “Kushtet që e krijuan ‘Aleancën gjuhësore Ballkanike’ vazhdojnë të qëndrojnë… Me rëndësi të veçantë është ndërlikueshmëria e shumë-gjuhësisë në Republikën e Maqedonisë, ku modelet e inovacioneve ballkanike (vërej. Ime) vazhdojnë të funksionojnë madje edhe sot. … Gjuha shqipe dhe maqedonase vazhdojnë të ndikojnë ndaj njëra – tjetrës edhe përkundër ndasive të politikave kombëtare… …varësisht nga rrethanave të ndryshme socio-linguistike”.

Rrethanat e tanishme socio-linguistike të diktuara nga ligji për gjuhët nuk përmbajnë kushte për ndikim spontan dhe gërshetim midis gjuhëve dhe kulturave të etnive të tjera. Ligji e lë anësh vlerën e barabartë të të gjitha gjuhëve në Maqedoni – realisht ka të bëjë vetëm me gjuhën shqipe – dhe ai e mënjanon ekzistimin e faktorit të përbashkët gjuhësor të kohezionit të shoqërisë, të cilin rol e kishte gjuha maqedonase deri tani në tërë territorin shtetëror, në dobi të të gjitha etnive me të gjitha gjuhët e tyre.

Franca me 70 gjuhë të regjistruara dhe një gjuhë zyrtare – Maqedonia me 2 gjuhë zyrtare dhe 4 gjuhë zyrtare në nivel lokal

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në tërë territorin mënjanon edhe një parim, i cili disa decenie me radhë të rregulluar në formë optimale e rregullonte statusin e gjuhës maqedonase në Maqedoni: “Cuius regio, eius lingua” – “I kujt është rajoni (territori), e tij është edhe gjuha“, përkatësisht, “Parimi i territorialitetit gjuhësor” – “Linguistic territoriality principe”. Ky parim socio-linguistik është i kontestuar nga shkenca, por, prapëseprapë, sipas tij është i rregulluar statusi dhe trajtimi i gjuhëve të shumicës në një numër të madh të shteteve më të zhvilluara dhe më të mëdha në botë. Ithtari kryesor i parimit të “territorialitetit linguistik” Filip van Parijs, linguist belg dhe filozof politik, në studimin e vet “Parimi i territorialitetit linguistik: shkelje e të drejtave ose barazi në respektimin?” thotë: “…regjimi i territorialitetit linguistik… bashkohet në mënyrë të përkryer jo vetëm me mbrojtjen e gjuhëve që dallojnë nga gjuha zyrtare, por edhe me inkurajimin e transmetimit mes gjeneratave edhe të aktiviteteve prosperuese kulturore të atyre gjuhëve. … regjimi territorial, i cili e mbron gjuhën e vetme zyrtare, bashkohet në mënyrë të përkryer madje edhe me shpjegimin e ndjeshëm të Konventës Evropiane për të drejtat e pakicave. …ajo mund të jetë jo vetëm tolerancë e llojllojshmërisë gjuhësore, por edhe madje përkrahje publike për atë…”.

Në Francë me 67,3 milion banorë jetojnë edhe 6-7 milion Breton, rreth 296 mijë Baskë, grupi etnik ocitan me rreth 100 mijë banorë… Gjuhet e tyre dhe të tjerat në Francë janë pjesë edhe i programeve arsimore në shkollat dygjuhësore. Në punimin e tij “Franca dhe gjuha (gjuhët): politikat e vjetra dhe sfidat e reja në arsimin. Drejt kornizës së përtërirë?” („France and language(s): Old policies and new challenges in education. Towards a renewed framework?“, Xhems Kosta, linguist nga Universiteti “Sorbona e re” nga Parisi dhe Patricija Lamber, linguiste nga Shkolla e Lartë në Lion, të Francës, theksojnë se “aktualisht më tepër se 70 gjuhë janë të evidentuara në Francë”, duke plotësuar: “Prapëseprapë, asnjëra prej tyre nuk është në çfarë do qoftë mënyre e njohur si zyrtare në cilën do qoftë pjesë të territorit francez. … Gjuhet rajonale në Francë tani janë të njohura në kushtetutën si pjesë e trashëgimisë nacionale, por ajo nuk u lejon atyre që i flasin kurrfarë të drejtë të veçantë që ta përdorin gjuhën e vet në publikun”.

Dygjuhësia në Maqedoni gjithnjë e më vështirë do të zbatohet

Me shpalljen e gjuhës shqipe për gjuhë zyrtare në përdorim në tërë vendin edhe formalisht më nuk është në zbatim e sipër parimi i “territorialitetit linguistik” në tërë territorin shtetëror, që k të bëjë me gjuhën maqedonase. Dygjuhësia formëson dy “zona të territorialitetit linguistik” “: tani ekzistojnë dy gjuhë shtetërore zyrtare – ajo maqedonase dhe ajo shqipe, si dhe 4 rajonale zyrtare të pakicave: gjuha serbe, rome, boshnjake dhe vllehe. Në një numër të konsiderueshëm të komunave dhe të fshatrave vetëm me popullatë shqiptare edhe tani ekzistojnë “zona të një-gjuhësisë” – në përdorim të plotë ose në masë të madhe vetëm të gjuhës shqipe. Ligji krijon kushte që gjuha shqipe të vendos zona të “territorialitetit linguistik”.

Në drejtim të njëjtë është edhe “zgjidhja në e drejtë” për përdorim zyrtar të gjuhës maqedonase dhe shqipe është në Maqedoni, për të cilën gjë angazhohet Qemal Murati: “… zgjidhja më e drejtë është gjuha maqedonase të jetë gjuhë e parë zyrtare në ato zona ku popullata shumicë është shqip-folëse”. Nga ana tjetër, Maxhunkov në intervistën në portalin kroat “Ekspres” në datën 24.8.2018 me titullin “Çështja maqedonase do të mund të sillte deri te një luftë botërore”, rreth dygjuhësisë pohon: “Në vepër është imperializmi linguistik kur pushtohen territoret e huaja ose së paku sigurohen edhe përmes përhapjes së gjuhës së tyre”:

Dygjuhësia në Maqedoni do të zbatohet gjithnjë e më vështirë me paraqitjen e rezistencës ndaj gjuhës shqipe si zyrtare. Nevoja reale e Maqedonisë është njohja dhe respektimi jo i dhunshëm i ndërsjellë mes të gjitha etnive me gjuhët dhe kulturat e tyre, zhvillimi i “bashkëjetesës gjuhësore”, por, në vend të asaj, ligji për gjuhët mund të shkaktojë mos-durim në rritje e sipër gjuhësor dhe getoizim në hapësirën e vet jetësore ose “në qarkun gjuhësor dhe etnik”, të cilin e ndajnë të gjitha etnitë në të.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk. Autor Sveto Toevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button