Janë akredituar 450 vëzhgues për zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka akredituar 464 vëzhgues për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 19 maj.

Sipas një njoftimi për media të KQZ-së thuhet se këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, Komisionin Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 organiziatë joqeveritare ndërkombëtare, dhe 4 vendore si dhe 15 media, transmeton REL.

Zgjedhjet e parakohshme në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë shpallur pasi që kryetarët e këtyre katër komunave me shumicë serbe, me 26 nëntor të vitit të kaluar, patën dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button