Aksident në Shkup, kanë humbur jetën 5 persona (Video)

Prokurori publik kujdestarë nga Prokuroria Publike Shkup bëri inspektim në vendin e aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi në afërsi të Draçevës, ku pesë persona humbën jetën.

Sipas njohurive paraprake nga inspektimi, aksidenti ka ndodhur pesëmbëdhjetë minuta para mesnatës, kur makina Renault 5 me targa të Shkupit me të cilën udhëtonin viktimat, për arsye të panjohura, kaloi anën e kundërt të korsisë dhe u përplas me një kamion për transportin e mbeturinave.

Tre burra dhe dy gra, që udhëtonin me makinë, kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra nga aksidenti.

“Më 14.05.2019 në ora 23.40 në Bulevardin Boris Trajkovski në Shkup ndodhi një aksident mes kamionit Mercedes-Benz me targa të Shkupit të drejtuar nga M. J. (44) nga Shkupi dhe një veturë pasagjerësh ‘Renault 5’ me targa të Shkupit të drejtuar nga J. L. (43) nga Shkupi. Në aksident, shoferi J. P. dhe udhëtarët që ishin në makinën ‘Renault’, S. N., A. T. (54) nga Shkupi, E. T. (37) nga Shkupi dhe I. A. (40) nga Shkupi ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërsa shoferi M.J.  mori plagë dhe u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naum Ohridski ‘ku iu dha ndihmë mjekësore dhe u ndalua për trajtim të mëtejshëm. Inspektimi i vendit ishte kryer nga prokurori publik kujdestarë dhe ekipi I SPB-së Shkup. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, organet e të ndjerëve u dorëzuan për obduksion, “njoftojnë Ministria e Punëve të Brendshme.

Prokurori publik ka lëshuar një urdhër për obduksion të trupave të të ndjerëve, dhe do të bëhet një ekspertizë teknike me qëllim të zbardhjes së rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button