Polonia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, organizon dhe Samit BE-BP në Poznan

Maqedonia e Veriut është duke përparuar jashtëzakonisht mirë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ajo është shembull pozitiv i vendit i cili ka bërë një hap të madh përpara. Prandaj shpresoj që BE të njohë këtë progres dhe se do ta vlerësojë atë me datë për negociata për anëtarësim, tha zëvendësministri i jashtëm i Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sek, në takimin e sotëm me gazetarët, njofton Portalb.mk.

Ai është optimist dhe vendi i tij, siç thotë, është mbështetës i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por, shton, ky nuk është vetëm vendim i tyre, prandaj duhet të pritet që Bashkimi Evropian ta merr vendimin në qershor.

“Jam vërtet i impresionuar se si vendi po përparon në reforma viteve të fundit. Kemi probleme të mëdha në Ballkanin Perëndimor, por kur kërkojmë një vend si shembull të suksesit, vend që ka arritur të bëjë reforma dhe një hap të madh përpara në procesin e integrimit evropian, ai vend është Maqedonia e Veriut. Nuk është vetëm Marrëveshja e Prespës, por edhe reformat e brendshme, të cilat tregojnë se ka mundësi që rajoni i Ballkanit të afrohet me BE, theksoi ai.

Ai konsideron se secili vend duhet të vlerësohet individualisht për progresin. Mendimi im është, thotë ai, që çdo vend duhet të trajtohet individualisht dhe shpreson që progresi do të vlerësohet ashtu.

Zëvendësministri i jashtëm i Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sek
Zëvendësministri i jashtëm i Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sek

Në qoftë se Bashkimi Evropian nuk jep një datë për fillim të negociatave, sipas zëvendësministrit të jashtëm të Polonisë, detyra kryesore e vendit tij do të jetë që vazhdimisht të jep impulse dhe vazhdimisht të sugjeron se politika e zgjerimit është diçka që nuk duhet harruar, as për ta lënë mënjanë.

“Është e rëndësishme t’i japim shtysë rajonit dhe të japim mbështetje reale dhe të marrim pjesë në diskutimet e zgjerimit në të ardhmen. Edhe nëse nuk hapen negociatat, mendoj që politika e zgjerimit duhet të vazhdojë të mbështetet dhe kjo do të jetë detyra kryesore e samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznan, në kuadër të procesit të Berlinit. Për ne, ky proces nuk është alternativë për zgjerimin, por diçka që i plotëson aktivitetet e Komisionit, mbështet reformat dhe kontribuon në përparimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane, tha zëvendësministri i jashtëm i Polonisë.

Sipas tij, zgjerimi me shtete të e reja anëtare madje mund të jetë zgjidhje për disa probleme që Bashkimi i ka aktualisht. Prandaj, shton, vendet si Polonia janë përkrahësit kryesorë të rritjes dhe duhet të shfrytëzojnë procesin e Berlinit si një impuls për hapat e mëtejshëm për zgjerim.

Ambasadori i Polonisë në Shkup Vojçeh Tiçinjski, i cili mori pjesë në takim, thotë që vendi nuk duhet të ketë qëndrim se reformat i bën për shkak të Brukselit, por së pari për veten, sepse në atë mënyrë do të sigurojë jetë më të mirë dhe më cilësore për qytetarët e vet. Është shumë e rëndësishme, tha ai që në BE të hyhet i përgatitur dhe kjo të bëhet në procesin e aderimit kur, theksoi ai, edhe ndodhin ndryshimet më të mëdha.

Këtë vit Samiti në kuadër të procesit të Berlinit, (BE-Ballkani Perëndimor) do të mbahet në Poznan, Poloni më 4 dhe 5 korrik 2019.

Aktivitetet në kuadër Samitit do të jenë në sferën e ekonomisë, ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor mes veti si dhe me shtetet anëtare të BE-së, zhvillimi dhe roli i shoqërisë civile, siguria dhe lufta kundër korrupsionit. Do të punohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të të dy vendeve, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik.

LEXO: Shkup, fuqizimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke mësuar prej të kaluarës, për t’u përgatitur për të ardhmen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button