SHBA-ja i thotë Rusisë se mund të bashkëpunojnë përkundër mospajtimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i përkushtuar për të përmirësuar raportet me Rusinë, transmeton REL.

Në fillim të takimit, Pompeo tha se Rusia dhe SHBA-ja mund të kenë mospajtime por ekziston një rrugë për bashkëpunim në veçanti sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe kontrollin bërthamor.

Në anën tjetër ministri rus, Lavrov tha se tash është koha për të ndërtuar një perceptim të ri, konstruktiv dhe më të përgjegjshëm ndërmjet dyja vendeve.

Sekretari amerikan Pompeo gjatë qëndrimit në Soçi të Rusisë do të takojë edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Këto do të jenë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se agjenda e takimeve të Pompeo në Soçi do të përfshijë diskutimet lidhur me kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë dhe konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin. Të gjitha këto çështje janë fusha ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button