Aston Martin ka rikrijuar veturën origjinale të James Bondit

Një nga veturat më të famshme në filma është duke u ndërtuar në botën reale me të gjitha funksionet e saja.

25 ekzemplarë të Aston Martin DB5 nga filmi James Bondit Goldfinger do të prodhohen nga ‘Aston Martin Works’, ekipi i cili është pas shumë veturave të fundit klasike që po vazhdojnë të prodhohen.

Divizioni i “Aston Martin Works” është me bazë në Newport Pagnell të Anglisë, në fabrikën e njëjtë në të cilën u ndërtuan modelet origjinale 898 DB5 në mes të viteve 1963 dhe 1965, transmeton koha.net.

Riprodhimi i Goldfinger do të duket shumë i ngjashëm me DB5-shin, që të gjithë të bërë në ngjyrë të argjend, ashtu sikurse që ishte në film si dhe do të kenë rrota teli.

Aston Martin DB5 James Bond Goldfinger do të kenë edhe ‘armatimin’ që ka ndihmuar 007-shin gjatë luftimit të kriminelëve të bëra nga metali, si mitralozat pas dritave të parme e të pasme të cilat zbulohen kur të shtypet pulla e shumë gjëra të tjera të agjentit 007.

25 njësitë e këtij modeli nuk janë legale për tu vozitur në rrugë ndërsa secila prej tyre do të kushtoj 3 milionë funte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button