Tërmet i fuqishëm prej 7,5 ballësh ka goditur Papua Guinenë e Re

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7,5 ballësh sipas Rihterit ka goditur Papua Guinenë e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti në shtetin ishullor të Pacifikut ka ndodhur me epiqendër 45 kilometra në verilindje të qytetit Kokopo, në thellësi prej dhjetë kilometrash nën sipërfaqe.

Autoritetet përkatëse kanë dhënë alarm për cunami pas tërmetit.

Ende nuk dihet nëse tërmeti ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button