Aktorja e ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’ dënohet me burg dhe 20 mijë dollarë gjobë

Të gjithë e mbajmë mend Felicity Huffman për rolin e saj si Lynette Scavo në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë për shkak të një skandali ku është përfshirë. Ajo dhe 50 prindër të tjerë të pasur dhe/apo të pushtetshëm janë duke u përballur me pasojat për shkak se akuzohen për korrupsion, shkruan Class.

Aktorja akuzohet se ka paguar shuma të mëdha parash në mënyrë që vajza e saj e madhe të mund të studionte në një nga shkollat më të mira në SHBA. Ajo ka paguar $15,000 në mënyrë që e bija të kishte përgjigjet e sakta të SAT (një testi që duhet t`i nënshtrohet dikush para se të pranohet në univeristet).

Aktorja i ka pranuar pasojat duke shtuar se dëshira për të ndihmuar të bijën nuk justifikon thyerjen e ligjit. Huffman pranoi se e bija 18-vjeçare nuk ishte në dijeni të planit të saj. Ajo u paraqit në gjyq e shoqëruar nga i vëllai, ndërsa bashkëshorti i saj, aktori William H Macy që është edhe babai i vajzave të saj, nuk ishte i pranishëm.

Aktorja nuk ka mundur t`i mbajë lotët gjatë gjyqit duke u shprehur se e bija nuk e dinte për krimin që ajo kishte kryer. Huffman u shpall fajtore ditën e djeshme dhe dënimi i saj u ul në katër muaj, pasi ajo e pranoi dhe u shpreh e penduar për aktin që kishte kryer, por dënimit të saj iu shtua gjoba prej 20 000 dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button