CIVILI kërkon të ndërpriten privilegjet e pakuptimta dhe të shtrenjta për të gjithë funksionarët

CIVIL -Qendra për Liri kërkon nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv tu japin fund privilegjeve dhe shpenzimeve të tepërta të cilat i gëzojnë funksionarët. Duke filluar nga presidentët e kaluar, dhe duke mbaruar me drejtuesit e agjencive shtetërore dhe institucioneve tjera, të gjitha privilegjet duhet të ndërpriten, gjegjësisht, të reduktohen deri në nivelin e pranueshmërisë për një shtet të varfër që deklarohet si shtet social, sipas Kushtetutës, njofton Portalb.mk.

“Është e pakuptimtë të shpenzohen shuma të mëdha parash për privilegje të përjetshme të presidentëve të kaluar të shtetit, pavarësisht nëse ata e kanë kryer funksionin e tyre si duhet ose kanë qenë kriminelë. Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye logjike ata përjetë të jetojnë në luks, në llogari të qytetarëve të varfër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Funksionarët në pushtetin ligjvënës dhe ekzekutiv, dhe me siguri edhe vetëqeverisja lokale, duhet të heqin dorë nga makinat luksoze, shpenzimet e rrugës, nga shpenzimet reprezentative, udhëtimet e shtrenjta për të cilat kanë arsyetime të dobëta, orenditë  luksoze, pajisjen me vepra arti për “zbukurimin” e ambientit të punës, dhe të gjitha komoditetet tjera për të cilat tentojnë se kanë të drejta në bazë të ligjeve pas të cilëve qëndrojnë motive të dyshimta, madje edhe kriminele. ” thonë nga Civil.

Sipas tyre, çdo gjë që është e blerë deri tani, duhet të shitet, ndërsa mjetet të dedikohen për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.

“Në vend se të voziten me makina luksoze prej mbi 50.000 euro sherifët lokalë, duhet të sigurohen makina zjarrfikëse dhe ambulanca, ose autobusë për nxënësit. Në vend se të stërngopen nëpër restorante, funksionarët duhet të punojnë për luftën kundër korrupsionit dhe varfërinë në vend.
Apanazhet duhet të ndërpriten ose të jenë në minimum. Në këtë vend ndihma sociale i ndërpritet të varfrit, nëse fiton të ardhura tepër nga mbledhja e shisheve të plastikës në vlerë pre 300 den. Është e papranueshme të krijohen, e pastaj edhe deri në maksimum të shfrytëzohen të gjitha ligjet sipas të cilave funksionarët praktikisht nuk kanë nevojë në asnjë moment të shpenzojnë paratë nga xhepi i tyre. Edhe pse ka përjashtime për të cilët e dimë se ekzistojnë dhe sillen me përgjegjësi ndaj resurseve publike. Por, shembujt individualë mes funksionarëve nuk janë të mjaftueshëm!” thonë nga Civil. 

Civili kërkon të rishikohen të gjitha rregulloret ligjore sipas të cilave u jepen privilegje të tepërta edhe funksionarëve aktualë, edhe atyre në largim. Në kohë kur po na vdesin fëmijë për shkak të shëndetësisë së keqe, kur të rinjtë në përqindje të madhe janë gjysmë analfabetë, kur njerëzit janë të uritur dhe ngrijnë nëpër shtëpitë e tyre, nuk mund të shpenzohen nga 165.000 euro në vit për asnjëri,  qoftë ai edhe ish president.

Civili kërkon sjellje të standardeve sipas të cilave prokurimet do të jenë jo vetëm transparente por edhe racionale! Makinat nuk guxojnë të jenë luksoze, as në numër të madh, por të jenë në pajtim me nevojat praktike të institucioneve dhe njerëzve që i udhëheqin. E njëjta vlen për të gjitha aspektet tjera të shpenzimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button