Talat Xhaferi prej nesër mund të kërkojë t’i merret mandati deputetit në azil Nikolla Gruevski

Gruevski më 13 nëntor 2018 u mburr në FB se kishte marrë azil nga autoritetet hungareze dhe saktë gjashtë muaj është duke qëndruar atje. – Gruevski u përpoq ta pengonte Xhaferin që të largohet nga salla e parlamentit kur në muajin mars të vitit të kaluar në rend të ditës ishte ligji për përdorimin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Deputeti nga VMRO-DPMNE në azil, Nikolla Gruevski sot bëri gjashtë muaj mungesë të pajustifikuar në vendin e punës, duke përmbushur kështu kushtin për heqjen e mandatit të tij si deputet.

Nga nesër, kryeparlamentari Talat Xhaferi do të mund të informojë komisionin e mandatit dhe imunitetit, me çka do të fillojë procedura për shkarkimin e Gruevskit si deputet.

Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski, sot tha se deputetët gjenden para një testi serioz dhe para përgjegjësisë.

“Para testit serioz dhe përgjegjësisë së të gjithë deputetëve është zbatimi i procedurës për marrjen e mandatit me 80 vota ‘për’. Para testit serioz janë edhe Prokuroria edhe Gjykata Supreme. Prokuroria e Krimit të organizuar të jep përgjigje për hetimin rreth arratisjes së Gruevskit, ndërsa Gjykata Supreme të mos heqë aktgjykimin për dënimin me burg”, shkruan Frosina Remenski në Facebook sot.

Gruevski është zyrtarisht në arrati nga 13 nëntor 2018, kur u lajmëruar nga Budapesti dhe u mburr se kishte marrë azil. Kuvendi një herë u përpoq t’ia merr mandatin, por nuk u siguruan 80 vota, gjegjësisht dy të tretat e shumicës së votave të deputetëve.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button