Janeva: Nëse ka rizgjedhje, meritoj të jem sërish në krye të PSP-së

Prokurorja, Katica Janeva thotë se do të mbetet në krye të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), jo pse dëshiron, por pasi që vlerëson se atë e meriton, njofton Portalb.mk.

Ajo tha se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për shkarkimin e saj nga funksioni që ka në PSP është deklaratë politike e cila nuk mban ujë, nuk është me vend dhe nuk ka bazë.

“Mua nuk mund të më ndryshojnë, pasi që në ligj nuk ka zgjidhje personale. Dihet se çfarë shkruhet në ligj, nëse jemi të shkolluar në Maqedoni që të kuptojmë se ajo nuk është e shkruar në ligj”, tha Janeva dhe shtoi se nëse vendi i saj posti i saj shkon në rizgjedhje, përsëri do të konkurrojë.

Sipas ligjit aktual të PSP-së, mandati i Janevës skadon në shtator.

Bisedimet për ligjin e ri për PSP-në, me çka duhet të rregullohet statusi i kësaj prokurorie ende është janë të bllokuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button