Lojtarët e mëdhenj vendosën të mos konkurrojnë për çmimet e benzinës (Infografik)

“Makpetrol” dhe “Lukoil”, si kompani të cilat konsiderohen si lojtarë të mëdhenj në biznesin me derivate të naftës, prej sot kanë ofruar çmime identike të karburanteve edhe pse çmimi më nuk përcaktohet nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE). Sipas ekspertëve, çmimet identike të dy kompanive donë të thotë se kompanitë në biznesin e naftës shfrytëzojnë metodologji të njëjta për përllogaritjen e çmimit të karburanteve, shkruan “META”, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e reja të benzinave prej 95 dhe 98 oktan të të dy kompanive janë për një denar më të ulëta se sa ato të fundit, përkatësisht 71 denarë për litër EUROSUPER 95 dhe 73 denarë për litër EUROSUPER 98, derisa çmimi i dizelit është për gjysmë denar më i lartë nga çmimi i fundit, përkatësisht 64 denarë për litër.

Këtë mëngjes në pompat e benzinës të të dy kompanive nuk mund të vëreheshin kolona automjetesh ,megjithëse disa media në kërkim të më shumë klikimeve publikuan se pritet “shok” i naftës dhe i udhëzonin qytetarët të mbushin benzinë.

Nga Komisioni rregullator për energjetikë kanë informuar se tregtarët prej sot vet mund t’i përcaktojnë çmimet e shitjes me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, të cilat i shesin në pompat e tyre për shkak të boshllëkut juridik që u shkaktua pasi ish presidenti Gjorge Ivanov nuk i ka nënshkruar ndryshimet në Ligjin për energjetikë. Sipas KRrE-së, për atë arsye s’ka pasur mundësi të miratohet metodologjia e re në bazë të të cilës përcaktohen çmimet.

Çmimi i arit të zi
Çmimi i arit të zi

Nevoja për miratimin e metodologjisë së re rezultoi pasi në 8 maj të këtij viti skadoi vlefshmëria 20 vjeçare e Aneksit “D” të Marrëveshjes së dëmshme për shitblerjen e rafinerisë “OKTA”, deri atëherë e shtetit, për “Helenik Petroleum” të Greqisë. Kjo marrëveshje e përcaktonte metodologjinë e deritanishme për çmimet e derivateve të naftës. Metodologjia parashihte që gjatë përcaktimit të çmimit të merret parasysh lëvizja e çmimit të naftës së llojit “Brent” në bursën e Londrës, kursi i dollarit në raport me denarin, por edhe garantonte marzhë fitimprurëse për “OKTA” edhe atë në shumë prej 29 dollarë për një ton.

Përllogaritjet tregojnë se ky detyrim i paraparë me marrëveshjen e dëmshme për shitblerje të “OKTA” për momentin është nga përafërsisht 1.6 denar për litër. Parashtrohet pyetja nëse tregtarët me derivate të naftës tani do ta rrisin marzhën tregtare, përkatësisht profitin e tyre për çdo litër të shitur të karburantit?

Kryetari i KRrE, Marko Bislimovski në fakt në deklaratën e djeshme saktë ka parashikuar që do të ketë zbritje të vogël të çmimit të benzinave dhe rritje të vogël të çmimit të dizel derivateve “nëse ndiqen lëvizjet në bursën botërore të naftës”.

“Nuk pres që tregtarët të bëjnë çfarë do aventure dhe të shkaktojnë tronditje me çmimet. Nëse e bëjnë këtë gjatë miratimit të metodologjisë së re, KRRE do ta merr parasysh qasjen e atillë, por nga komunikimi im me tregtarët e mëdhenj me naftë dhe derivate të naftës nuk pres aspak të shfrytëzohet periudha e vakuumit dhe pres t’i përcjellin çmimet në bursat botërore të secilit derivat veçmas dhe ta kenë parasysh kursin e dollarit që edhe deri më tani kanë qenë elementet më të rëndësishme për përcaktimin e çmimit gjatë miratimit të vendimeve tona. Edhe me metodologjinë e re, ndikimin më të madh do ta kenë çmimet e të gjitha derivateve në bursat botërore, si dhe kursi i dollarit”, thotë Bislimovski.

Ende nuk dihet çfarë do të jetë metodologjia e re për përllogaritjen e çmimeve të derivateve të naftës.

“Metodologjia është gati, por jemi duke bërë analiza plotësuese për elemente të caktuara të cilat do t’i kishim marrë parasysh, i kontrollojmë primet, përkatësisht marzhën që e paguajnë tregtarët e vendit ndaj tregtarëve të huaj kur importojnë naftë dhe derivate të naftës. Gjithashtu, i bëjmë analizat e fundit për shpenzimet për transport nga vendi prej ku importohen deri në depotë e tyre në shtet. Ka tregtarë të cilët importojnë prej portit në Selanik, por edhe tregtarë që importojnë nga Bullgaria, Serbia dhe numër i vogël nga Shqipëria. Për të gjitha këto vende shpenzimi për transport është ndryshe, për ne gjatë analizave tona do të bëjmë shpenzim të matur që të mund t’i përfshijmë shpenzimet në nivel real”, thekson Bislimovski.

Ai shton se do të ketë edhe tregtarë të pakënaqur.

“Deri tani me metodologjinë ekzistuese, marzha profitabile që ishte e garantuar për prodhuesin ka qenë 29 dollarë për ton. E njëjta i është garantuar prodhuesit OKTA. Nga viti 2013, OKTA nuk prodhon më naftë në shtetin tonë, por duhet të kihet parasysh se tregtarët të cilët nuk blinin nga OKTA u paguanin premi tregtarëve të cilët importonin. Ata në pajtim me metodologjinë ekzistuese nuk janë marrë parasysh, ndërsa edhe shpenzimi për transport ka qenë pak më ndryshe se sa me metodologjinë e re që do të miratohet. Me metodologjinë ekzistuese ishte e qartë se nafta e papërpunuar transportohet nga porti i Selanikut për përpunim në rafineri. Ashtu që disa shpenzime të cilat nuk ekzistonin më parë tani duhet t’i parashohim në metodologjinë e re”, thotë Bislimovski.

Zëvendësi i kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev sot duke i përgjigjur pyetjes së gazetarit theksoi se është i kënaqur dhe vlerëson se kompanitë në mënyrë korrekte i kanë përcaktuar çmimet e tyre. Ai njoftoi se në metodologjinë re Qeveria do ta lë tregun të jetë sa është e mundur më liberal.

“Mbetet të gjitha kompanitë e naftës t’i ulin çmimet e tyre, përkatësisht t’i bëjnë konkurrencë njëra tjetrës edhe në pompat e benzinës nëse dëshirojnë të realizojnë shitje më të madhe”, thotë Angjushev duke shtuar se kompanitë duhet vet të vendosin nëse do të heqin dorë nga marzha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button